“Dite e madhe per Europen dhe qendren e saj te djathte, Angela Merkel zgjidhet per te katerten here Kancelare!
Te dashur miq,dje ne Republiken Federale te Gjermanise u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, te cilat u fituan per te katerten here me radhe nga kancelarja Angela Merkel ne krye te CDU/CSU. Kjo eshte nje fitore historike per Gjermanine, Europen dhe qendren e djathte te saj.
Me kete rast te dashur miq, le ti urojme ne kancelares Angela Merkel, miqve tane te partive simotra CDU/CSU suksese te medha ne mandatin e ri!”.
Ky ka qenë urimi që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë për fitoren për herë të katërt të zgjedhjeve, nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.












