• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT & FOTO/ Sipërmarrësit deputetë po “shpronësohen” nga bizneset e tyre

droni by droni
25 September, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore, Politika, Uncategorized
0
Diversion ndaj PD dhe Lulzim Bashës – Dy votat “pro” Gramoz Ruçit nuk janë të PD, ja të kujt janë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrësit që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare tashmë po heqin dorë nga bizneset e tyre, ose po bëhen zotëruar pasivë të kuotave të tyre, pasi sipas ligjit për konfliktin e interesit ata nuk mund të jenë aktivë në aktivitetet private.
Vullnet Sinaj, Ilir Ndraxhi, Agron Shehaj janë tre sipërmarrës të mëdhenj që katër vitet e ardhshme do të jenë deputetë, ndërsa emra të tjerë si Flamur Shehu (industria tekstile), Fuad Haxhiymeri (industria përpunuese), apo Agron Duka, ndonëse ishin në lista nuk arritën të sigurojnë një vend në Kuvend.

Vullnet Sinaj, ideatori i një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend, Big Market, në të gjithë rrjetin e supermarketeve të tij ka kaluar në zotërues pasiv të kuotave dhe Znj. Elona Koshi (Budini) është zotëruese aktive e kuotave, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sinaj ka deklaruar në një intervistë të mëparshme për Monitor se politika duhet të mësojë nga sipërmarrësit e suksesshëm PRAKTICIZMIN në zgjidhjen e problemeve, organizimin, drejtimin dhe këmbënguljen deri në realizimin e plotë të detyrës. Sipërmarrësit, eksperienca e biznesit i ka mësuar të gjejnë zgjidhje për çdo situatë dhe janë të aftë ta luftojnë dhe zhdukin burokracinë. Sinaj e pranon që sipërmarrësit janë idealistë, se kështu e kanë nisur biznesin, me një ide, dhe idenë e tyre e kanë bërë realitet me punën e tyre të palodhur, me sakrifica pa kufi. “Biznesmenët e suksesshëm janë njerëz me ide. Po kështu, ata kanë ide për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndryshimin e situatës, për të luftuar burokracinë e korrupsionin. Ne do mbështesim bizneset e zonave ku do të jenë, pasi jemi të bindur se zhvillimi i vendit do të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit të sektorit privat. Nuk mund të bësh biznese pa qenë i guximshëm. Biznesmenët e suksesshëm nuk kanë frikë, se po të trembeshin nuk do ta arrinin suksesin”, tha Sinaj, që tashmë është deputet i Partisë Socialiste.

Ilir Ndraxhi, vijon ende të zotëroje 72% të aksioneve të kompanisë së tij I.A.M, por, ai në korrik është larguar si administrator. Kompania e tij ka aktivitet në fushën e plehrave kimike, duke u renditur mes 200 më të mëdhenjve (xhiro 1.8 miliardë lekë në 2016-n), ndërsa vetë Ndraxhi ka eksperience të gjatë në bujqësi. “Sektori i bujqësisë që ka një kontribut të madh në ekonominë e vendit, është i nën-përfaqësuar në politikë dhe çdo ditë e më shumë po vuan pasojat e mungesës së vëmendjes. Gjithë këto kohë dhe në ditët në vijim jam duke punuar për një program dedikuar sektorit të bujqësisë, për të cilin do të loboj shumë edhe në Parlament”, ka pohuar Ndraxhi, deputet i PS-së.

Agron Shehaj, sipërmarrësi kryesor në aktivitetin e call center është tashmë deputet aktiv i Partisë Demokratike. Përmes kompanisë Intercom Data Service, që ka rreth 3 mijë të punësuar, Shehaj i dha një dimension tjetër aktivitetit të call center në Shqipëri, që sot po punëson mijëra të rinj. Shehaj në shtator është larguar si administrator i shoqërisë, ndërsa Intercom Data Service është në pronësi të SESTANTE HOLDING S.R.L.
Shehaj ka pohuar se vendosi t’i futet politikës edhe për të kthyer mbrapsht një prirje të vjetër të saj. “Shndërrimin në biznesmenë të njerëzve të politikës. Të cilët e nisin si kandidatë, qofshin këta për deputetë, ministra apo kryetarë bashkish, dhe shndërrohen në biznesmenë. Unë dua të futem si biznesmen (i suksesshëm) dhe të veproj në politikë pa u bërë, domosdoshmërisht, politikan”.
Një sipërmarrës, thotë ai, mendon për vete, por edhe për të punësuarit e tij; ai nuk e harron kurrë se ka një lidhje organike mes punëdhënësit dhe punëmarrësve dhe, nëse kjo lidhje shkëputet, bie funksioni kryesor, që është suksesi dhe jeta e biznesit.

 

Sipas Ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, deputeti…
a) nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;
b) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
c) nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg. Monitor

Previous Post

DETAJE/ Lezhë, shkrumbohet nga zjarri makina e shoferit të kryebashkiakut

Next Post

EMRAT/ Korçë, prangosen dy vëllezër, plagosën dhe grabitën dy persona

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Tiranë, sherr me leva hekuri, gjakosen dhe përfundojnë në spital

EMRAT/ Korçë, prangosen dy vëllezër, plagosën dhe grabitën dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.