Raportuesi europian për Shqipërine, Knut Fleckenstein takoi sërish Lulzim Bashën në ambjentet e hotel “Sheraton”.
Takimi ka zgjatur më pak se një orë dhe mësohet se është diskutuar për situatën politike në vend.
Fleckenstein ka refuzuar të shkojë në çadrën e opozitës, duke e “detyruar” Bashën të dalë prej saj.
Raportuesi europian për Shqipërinë e ka bërë të qartë edhe më parë se opozita duhet të kthehet në parlament dhe se nuk duhet ta ndalojnë procesin e Vettingut.
Mësohet se Rama gjatë takimit me Fleckenstein ka pranuar të gjitha kërkesat e opozitës ëpr zgjedhjet përvec asaj të votimit elektronik. Por kërkesat e tjetra të opozitës janë aksesorë në zgjedhje pavarësisht rëndësisë së tyre sic janë pasqyrimi nga mediat pa pagesë, financimi nga buxheti i aktiviteteve të partive politike dhe transparenca mbi shpenzimet elektorale të partive.Droni.al












