Një 19 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, pasditen e djeshme. Sipas policisë rreth orës 12:50, vajza me iniciale A.P., ka konsumuar fotoksinë në banesën ku jetonte në lagjen “Afrim i Ri”. Ajo është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital, ku ka ndërruar jetë rreth orës 14:45. Materialet për rastin i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.











