U arrestua sot ne Tirane Ramadan Marku,20 vjeç, pasi tek rrotullimi Kamëz ka goditur me thikë, pa ndonjë motiv punonjësin e policisë Z.P., 52 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, nenet 76/22 dhe 279 të Kodit Penal.












