Dy operacionet policore po zhvillohen ne Fier ne kerkim te asereve jriminale. Ato jane quahtut “Summer 2017 ” dhe “Vjeshtë 2017” dhe janë shtrirë mbrëmjen e djeshme dhe sot në qarkun e Fierit.
Gjate ketyre operacioneve Policia e Fierit ka shoqëruar për verifikime 16 makina luksoze, nga të cilat njëra është e blinduar.
U arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Eldison H., 21 vjeç, banues në Fier. 2 Idris S., 46 vjeç, banues në Lushnje. Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në Komisariat për shkeljet e konstatuara.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, do vijoi operacioni për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara si edhe goditjen e grupeve kriminale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale.












