Dy hajdutë kanë rënë në prangat e pokicisë. Te arrestuarit akuzohen se vodhen shtëpitë e dy familjeve në lagjen Guerrile dhe Tom Kola në Shkodër. Hajdutët janë Besmir Gjonaj 24 vjeç, banues në fshatin Bardhaj dhe Kristjan Arra, 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër. Policia e Shkodrës tha se ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen se me datë 10.09.2017 kanë vjedhur me thyerje banesën e L.H. 74 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” dhe banesën e J. B. 58 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” Shkodër. Të dy do të akuzohen për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”











