Disa trafikantë kanë braktisur çantat me kanabis afër kufirit me Greqinë. Cantat i gjeti Policia Kufitare e Kapshticës në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë në vendin e quajtur “Përroi i Drenit”. Ato përmbanin 2 kg e 700 gram kanabis. Policia ka nisur hetimin për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













