Një fierak ështe arrestuar nga policoa e Elbasanir pasi tentoi te fuste ne burg kanabis. 31-vjeçari vuante dënimin në burgun e Kosovës së Madhe. Dilaver Adushaj, 31 vjeç banues në Roskovec, ishte dënuar për “Vrasje me paramendim”. Sipas autoriteteve arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të I.E.V.P Kosovë e Madhe, në ushqimet e tij u gjet 40 gr lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324./a të Kodit Penal.












