Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këngëtari Arkimend Lushaj , ishte përfshirë në një aksident me motorr tek “Komuna e Parisit”. Ky lajm nuk u raportuar zyrtarisht por sot Stresi e ka vërtetuar me disa foto në llogarinë e tij në Instagram. Ai shfaqet me dorën e fashuar dhe në allçi. Megjithatë Stresi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe lëndimi i vetëm nga aksidenti është ai në dorën e majtë.













