• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIKS FARE/Mësuesja e shkollës në fshatin e Kryeministrit: Vdekshit se më çmendet!

admin by admin
23 February, 2017
in Kronika
0
FIKS FARE/Mësuesja e shkollës në fshatin e Kryeministrit: Vdekshit se më çmendet!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal të ndodhur në një shkollë 9-vjeçare të Tiranës. Kamerat e “Fiksit” kanë filmuar një mësuese të ciklit të ulët, e cila me një fjalor fyes dhe kërcënues tremb nxënësit e klasës së dytë. Skandali ka ndodhur pikërisht në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala” në Surrel të Tiranës, nga ku prindërit kanë denoncuar rastin e rëndë të mësueses kujdestare të klasës së dytë.

Në redaksinë e “Fiks Fare” erdhi nëna e një prej fëmijëve të kësaj shkolle, e cila denoncoi se mësuesja fyen dhe tremb nxënësit e saj, duke u bërtitur dhe duke i kërcënuar me fjalë, sikur të ishin në ndonjë burg të sigurisë së lartë dhe jo në një institucion arsimor.

Gjatë intervistës për gazetarët e emisionit investigativ, nëna tha se fenomeni ndodh me mësuesen kujdestare të klasës së dytë.

“Djali im ka frikë të shkojë në shkollë, pasi mësuesja ushtron dhunë verbale dhe fizike. Kjo situatë ka ndodhur vetëm këtë vit shkollor dhe fëmija im është shumë i trembur”, denoncoi nëna, e cila nuk pranoi të dalë me fytyrë në kamera, pasi sipas saj po denonconte fenomenin, një problem që e kanë dhe prindërit e tjerë. Në këto kushte, ajo kërkoi ndihmën e “Fiksit” për të zbardhur të vërtetën.

Pas kësaj ankese, “Fiks Fare” gjeti mundësinë të vendosë kamerat në klasë për 2-3 ditë, me qëllim që të zbulonin mësuesen, e cila ushtron presion psikologjik ndaj nxënësve.

Gjatë vëzhgimit të kryer rezultoi se, mësuesja ofendon dhe u bërtet nxënësve me fjalë të ndryshme fyese, si “Llafazane”, “Debile”, “Vajzë e keqe” dhe “Pise”. Në këto kushte, “Fiks Fare” solli me zë dhe figurë sjelljen e kësaj mësueseje, e cila jep mësim vetëm pak minuta larg kryeqytetit.

Madje, ajo i kërcënon nxënësit me fjalor rruge, duke u thënë “Do t’i shkul flokët dhe të shkosh në shtëpi tullace”, “Do t’i heq dhëmbët një e nga një”, “Do ta çaj gojën”, shprehje të cilat nuk i përkasin një institucioni arsimor.

Por kjo nuk ndodh vetëm një herë të vetme, por në të gjitha orët e mësimit dhe çdo ditë. Madje, për një gabim që bën një nga nxënësit, ajo e kërcënon me shprehjen “Do të shkul kokën”. Po ashtu, ka raste që iu thotë “Vdekshi”, “Më çmendët”, ndërkohë që kur një nxënëse vjen e sëmurë në klasë i thotë “do më ngjisë gripin idiotja e dreqit”, “ti je e çmendur”.

E kjo situatë ndodh me të gjithë nxënësit në klasë, ndërsa i kërcënon se do i ngelë në klasë, duke i cilësuar “Idiotë” dhe duke i tmerruar, aq sa ata detyrohen të refuzojnë të shkojnë në shkollë, ku çdo ditë duhet të përballen me situata të tilla.

Dialogu i mësueses me fëmijët gjatë orëve të mësimit

Mësuesja: Mirë stop, unë nuk të pyeta ty more. Unë pyeta këtë. Ju nuk dëgjoni nga veshët. Ulu ore Klajd mos fol më, llafazan i keq. A e shkruajte emrin? Kur e mbaron? Gabim Mateo, gabim bëje 6 këtë, çfarë e ke bërë? Bëje 6, budalla. Pse more aq i ngathët ti? Ti je i shkathët vetëm për të ngrënë. Bashkoje, bashkoje, bashkoje, si e hedh ashtu more vizën? Si i jep lapësit? Me ty nuk flas, me ty nuk do flas hiç do të çoj në klasë të parë.

Mësuesja: Moj si nuk pushon njëherë, moj ti që nuk pushon njëherë, llafazane. Pse flet kur flas unë ti? Do dru, do dru ti. S’të merr vesh ajo kokë, ajo kokë nuk të merr vesh. Si moj harro ti kështu moj, goc e keqe. Ik atje, llafazane, o vdeksh ti ishalla! Hajde moj ti mos llap, hajde njëherë.

Mësuesja: Ti ti qenke llafazan ti, ti mor qenke llafazan pse je kthyer mbrapa? Vdeksh ti ishalla, vdeksh! E pashë njërin që e hap gojën i shkreti ai. Ec aty llafazan i keq, shif moj shkrimin aty bukur, bukur. Gjithë atë pikë more, si dreqin e bëre gjithë atë pikë more sa koka jote. Mjaft moj llafazane. Ai që nuk di ta bëjë është nxënës i keq. Budall o budall! A ke më Ester, o Ester llafazane s’të vjen zor. Mjaft moj mjaft se na çmënde, llafazane. Djal i keq. Ai nuk të vjen turp? Mos flisni ju, mos flisni, me të ardh aty ta tregoj unë të shamen ty. Pse rri moj Majsi, merre atë e mos na rri ashtu. Gocë e keqe. Mos fol, mos fol, mos fol ti goce vetëm ta kap atë që flet. Ju rëntë pika ju rëntë që nuk morët vesh njëherë! Ti di vetëm me vrapu, me shajt, me ngrënë, s’ke turp? Djalë i keq. Çfarë je duke bërë? Nuk e bëre edhe njëherë katrorin tamam i shkreti ti çfarë do heqësh. Këtu do të mbyll. Ti qenke i çmendur more, nuk paske tru në kokë. Këtu, djalë i keq. Ee ulu moj Livia, ulu moj Livia, nuk të vjen turp nuk di të bësh një katrorë, bashkë me këtë budallain këtu. Do me u mbyll këtu ti. E me ju lëshu asaj do ja shkul ato flokët, tullë do ta lë. Mjaft moj dreqi e marrtë, të shoh njeri që qan këtu të iki. Të iki fare ai që qan, çohu e ik, merri librat. Nisu! Është e hutuar fare kjo Majsi, kjo ka ikur fare. Vetëm një e katërta ,moj ti goce moj do dru ti, shpejt ma sill këtu, mos bëj llapa, llapa.

Mësuesja: I rëntë pika asaj është bredharake.

Nxënësi: Po shkoj në tualet.

Mësuesja: Çfare mistrecje është, ajo është e papame. Pse lodhesh o Ester a i ke bërë detyrat? Vdeksh! Mjaft moj dreqi e marrtë, shko , nisu. I ka të gjitha gabim e nuk di shkronjat. Do të çoj në klasë të parë. Ça ke atë fletore? Do të çoj tek klasa e parë, çohu, çohu shko tek klasa e parë, hajde të çoj tek klasa e parë, djal i keq çdo ditë vjen pa detyra. Çohu , çohu ik tek klasa e parë, nisu, s’janë flertore këto, ça fletoresh janë këto? Zhgarravina, ku e ke të mbështjellur e të rregullt ? Ku i çon këto fletore? Nesër të na vijë kontroll ku shkon ti me këto fletore?Ule moj zërin se je në klasë, ç’ke more që gjuan? Ti i çmendur je! Hajde. Mjaft, mjaft, mjaft ore Klev. Mjaft se vetëm do të nxjerr se ti nuk mer vesh ndryshe. Dëgjo, me të ardh atje… kush është duke qeshur? Edhe ato dy fijet që i ke atje maj kokës do t’i heq, që i ke si gjel. Sille këtu ishalla nuk e ke mbaruar po nuk ta hoqa kokën. Ishalla nuk e ke mbaruar. Ta heq fare kokën. Di vetëm të qeshësh, ta heq fare kokën./ Top Channel

Previous Post

Basha: Koha t’i hiqet viza Kryeministrit Rama. Raportet me Soros dhe refuzimi i Vlahutinit në takim

Next Post

Tri gabime të Blendi Fevziut sonte te Opinion

admin

admin

Next Post
Tri gabime të Blendi Fevziut sonte te Opinion

Tri gabime të Blendi Fevziut sonte te Opinion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.