Një pjesë e mirë e kryeqytetit nesër do të jetë pa energji elektrike prej orës 9:00 deri në orën 15:00. Sipas njoftimit të OSHEE-së, shkak për këtë janë punimet që do të kryhen në rrjet.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për instalimin e rrjetit 20 kv në kabina, nesër në datë 20 shtator, ora 09:00 – 15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes te Presidenca dhe disa ambiente afër saj si dhe rruga ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’, pjesërisht”, thuhet në njoftimin e OSHEE.











