Një qytetar nga Durrësi, kërcënon të hidhet nga një shtyllë e tensionit të lartë, në Kashar.
Ngjarja po ndodh pranë drejtorisë së Patentave, në rrugën dytësore, përgjatë autostradës Tiranë – Durrës.
Qytetari, i identifikuar si Mustafa Plaku, nga maja e shtyllës së tensionit të lartë, kërcënon se do të hidhet për shkak sipas tij të problemeve me pronat.
“Dua pronat e mia”, mësohet të jetë kërkesa e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë së Komisariatit nr. 6 të Tiranës, si dhe bashkëshortja e tij, me të cilin po tentojnë të negociojnë. DRONI.al












