Auditi i KLSH do të largohet nga ndërmarrja shtetërore “Albpetrol”.
Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë ditën e sotme, vendim i cili mban firmën e gjyqtares Elvana Cicolli.
Ky vendim vjen gati 2 muaj pas një vendimi tjetër i cili urdhëronte pezullimin e auditimit në ndërmarrjen shtetërore të naftës. Pas këtij vendimi audituesit e KLSH nuk mund të ushtrojnë kontroll mbi pasqyrat financiare të Albpetrolit.











