Duket se qejfmbetja e Saimir Tahirit vazhdon, pasi kryeministri Edi Rama e la pa post ministror. Rama pak ditë më parë ka thënë se Tahiri do të jetë koordinator i platformës bashkëqeverisëse.
Sot, në mbledhjen e parë të komisionit te Ligjeve, i cili drejtohet nga Ulsi Manja, Saimir Tahiri është parë të mbërrijë me vonesë.
Kryetari Ulsi Manja i ftoi anëtarët e këtij komisioni të qëndrojnë në kafe, por i vetmi që nuk ndenji ishte Tahiri i cili mori me vete edhe deputetin e Vlorës, Alket Hyseni.
Por teksa Hyseni u kthye për kafe, Tahiri u pa të largohej.
Ndërsa Klajda Gjosha, e cila është caktuar nënkryetare e komisionit të Jashtëm, mungoi që mbledhjen e parë të konstituimit.













