• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SALI BERISHA/Dy fjale per pushtimin e Veriut nga hordhite serbo-shqiptare te Tiranes!

droni by droni
17 September, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika
0
SALI BERISHA/ Edi Rama mënyrë të re vjedhje me sivllaun me fustan të Koço Kokëdhimës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Te dashur miq, keto dite fadromat e shtetit shemben muret e kulles se Prek Calit, njerit prej prijesve me ne ze, atdhetarve me te flakte te Veriut te Shqiperise. Edivin Kristaq Rama, pas ketij akti te shemtuar, shperthimi te urrejtjes se tij aterore, fshehu doren e tij te zeze, por, pak ore me vone, Ramen e pergenjeshtroi zedhenesi i tij ne krye te bashkise se Koplikut. Fadromave te qeverise ndaj kulles te tribunit legjendar Prek Cali, iu bashkuan menjehere argatet e saj ne mediat e tij me pseudo argumenta te bazuar kryekeput ne fallsifikimin e historise. Dokumenta te pakundershtueshme kane faktuar sot se vershimi i hordhive te udhehequra nga xhelate si Mehmet Shehu, Shefqet Peçi dhe shefat e tyre jugosllave ne Veri, nuk ishte gje tjeter veçse shtrirje e luftes civile ne keto zona nga klika shqiptaro – serbe e Tiranes.

Pas aktit madhor te tradhetise kombetare, anullimit brenda javes te Marreveshjes historike se Mukjes, ne gusht te vitit 1943 udheheqesit serbo-malazez te PKSH; Popovic dhe Mugosha, me veglen e tyre Enver Hoxha dhe kriminelet e terroristet, agjentet qe kishin emeruar ne krye te njesive partizane, i dhane luftes kunder pushtuesve karakter vellavrases, ndezen flaket e luftes civile ne jugun e vendit, zonen e pare operative dhe me gjere. Ata, si terroriste te vertete torturuan, ekzekutuan pa gjyqe ne rrethet Gjirokaster, Vlore, Permet, Tepelene, Skrapar, Fier, Berat, Lushnje qindra luftetare lirie te Ballit Kombetar, qytetare te thjeshte, mbeshtetes te nacionalisteve dhe dogjen qindra banesa, plaçkiten qindra pasuri. Vetem ne Matjan te Lushnjes, Mehmet Shehu do te ekzekutonte ne nje nate tetori te vitit 1943 se bashku me komandantin e tij Dushan Mugosha, 67 djem dhe burra, luftetare lirie te Ballit Kombetar te zgjedhur nga Dushani bazuar ne synetin pra racizmin fetar.

Ne ate periudhe terrori, edhe me te eger se sa ai i pushtuesve nazifashiste, arene e masakrave vellavrasese u be jugu i Shqiperise pasi ne zonat e tjera udheheqja serbe e PKSH dhe vegla e tyre Enver Hoxha nuk mundeshin te ndermerrnin akte te tilla. Kurse ne vjeshten e vitit 1944, flaket e luftes civile, udheheqja serbo-shqiptare e PKSH i ndezi ne rrethet e Matit, Dibres, Kukes, ne te cilat ne Kurdari, Sine, Ternove, Fushaliaj, Buzbardhe etj, vrane qindra banore te pafajshem, burra gra, femije midis tyre edhe shume luftetare lirie, bashkeluftetare te komandantit te shquar anti-fashistit Muharrem Bajraktari, qe kishin luftuar me guxim e heroizem pushtuesit nazifashiste vite me radhe. Ne keto operacione terrori te vertete ata dogjen e poqen fshatra te tera. Te gjitha keto operacione autoret e tyre do ti cilesonin vete ne plenumin e dyte te Beratit te PKSH si akte te mirefillta terroriste.

Menjehere pas instalimit ne Tirane klika shqiptaro – serbe qe erdhi ne pushtet ne krye te PKSH, do te ndante vendin ne tre zona ushtarake, de facto dhe de juro te pushtuara ushtarakisht. Per ata te cilet mund te mendojne se po abuzohet me fjalen “te pushtuara ushtarakisht”, iu sugjeroj te lexojne telegramin qe terroristi Mehmet Shehu i dergon nga Shkodra shtabit te pergjithshem ne Tirane me date 18 shkurt te vitit 1945. Ne kete telegram ai thote: “Qarkun e Shkodres, ne kuptimin ushtarak e kemi pushtuar teresisht”. Keshtu pra hordhite terroriste te udhehequra nga xhelati Mehmet Shehu nuk shkuan ne Shkoder per te luftuar kunder pushtuesve por shkuan per te zevendesuar pushtimin nazist me pushtimin e ri komunist shqiptaro – serb.

Shkodra dhe Veriu, pushtuesit, qe kishin shkuar vetem e vetem per terror, vrasje dhe spastrime i priten ne nje rezistence heroike te pashoqe per kohen. Ndonese te vendosur midis dy zjarreve, atij te fallangave te shqiptaro-serbve te Tiranes dhe ne anen tjeter te kufirit ushtrive serbo – malazeze, qe me ndihmen e Kalit te Trojes, brigadave shqiptare kishin pushtuar, lare ne gjak dhe vendosur ne administrim ushtarak Kosoven, banoret e Veriut qendruan. Ata nuk mund te pajtoheshin kurre me ideologjine komuniste dhe regjimin shqiptaro-sllav te Tiranes. Elita e Shkodres, e kryeqytetit te nacionalizmit shqiptar, qytetaret e saj, banoret e rrethinave te saj, Malesise se Madhe, Dukagjinit, Mirdites, Matit, Dibres, Kukesit, Hasit e Tropojes organizuan nje rezistence te fuqishme ndaj pushtuesve te rinj. Qindra mijra prej tyre rroken armet dhe moren malet, organizuan nje seri kryengritjesh antikomuniste ne Malesi te Madhe, Koplik, Postribe, Miredite, Nikaj Mertur. Njeri nga udheheqesit me kryesor te kesaj qendrese antikomuniste ishte tribuni popullor Prek Cali. Ai luftoi me heroizem te rralle kunder barbareve qe po iu merrnin lirite shqiptareve dhe vendosnin ata nen nje pushtim te ri sllavo-komunist, me i egri dhe me mizori qe ata kishin njohur ne historine e tyre.

Veriu i Shqiperise perjetoi gjate ketij pushtimi nga hordhite partizane, brigadat e sigurimit te shtetit dhe njesite e OZNAS jugosllave (te vendosura zyrtarisht ne Shkoder), masakrat me te medha qe nga pushtimi serb i viteve 1913. Ne kete terror te eger vellavrases u pushkatuan pa gjyq, u burgosen, torturuan, mijra e mijra burra, gra e femije. Vetem ne korrik te vitit 1945 ne Shkoder u pushkatuan 150 qytetare per qendresen e tyre antikomuniste. Barbarite dhe aktet terroriste ndaj popullsise civile nuk kursyen as grate dhe femijet.

Sipas dokumentave zyrtare, ne Dukagjin u pushkatuan se bashku me nenat e tyre edhe femije, ne Puke gra u hodhen ne ere me dinamit, ne Bulqize u varrosen njerez per se gjalli, ne qelite e zeza te burgjeve ne Shkoder kundershtareve, u sharruan kembet per se gjalli apo iu ngulen ne trup hekurin e skuqur te hellit per te torturuar dhe marre jeten. Qindra gra, femije, vdiqen ne male nga te ftohtit e akullit te Alpeve. Qindra e mijra femije se bashku me nenat e tyre mbushen kampet e perqendrimit te Turanit, Memaliajt, Tepelenes, Kamzes etj, etj..

Rezistenca e Shqiperise se Veriut kunder fallangave terroriste pushtuese te udheheqjes shqiptaro-serbe te Tiranes ishte rezistenca me e fuqishme antikomuniste ne Europen e Pasluftes. Ajo nuk arriti qellimet e saj te larta e te nje rendesie jetike per lirite e shqiptareve sepse ajo ishte si nje ishull i rrethuar nga te gjitha anet nga hordhite e Titos dhe vegles se tij Enver Hoxha.

Ajo nuk arriti qellimin edhe sepse aleatet perendimore duke vleresuar Shqiperine si nje protektorat te Titos zgjodhen fatalisht per ne jo ndihmen por injorimin e saj. Prishja me fadromat e shtetit, te Kulles se Prek Calit ishte nje hakmarrje e pashuar aterore dhe nje vazhdim me mjete te tjera i luftes vellavrasese civile, siç e konsideronte edhe Edi Rama ne vitin 1991 luften partizane ne Shqiperi, por, siç duket, me hipokrizi te plote dhe vetem si perpjekje per te ngjitur shkallet e pushtetit.. sb

Tags: prek calisali berisha
Previous Post

Kujdes! Këto shenja tregojnë se do t’ju pushojnë nga puna

Next Post

ARSYET/ Shqipëria me drogat më të lira dhe më jocilësoret në rajon

droni

droni

Next Post
Droga, një vit në Shqipëri 250 raste overdoze, 10 prej të cilëve vdesin

ARSYET/ Shqipëria me drogat më të lira dhe më jocilësoret në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.