• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Përse Lulzim Basha ka shanset politike në favor të tij!

admin by admin
24 February, 2017
in Politika
0
ARTAN FUGA/ Përse Lulzim Basha ka shanset politike në favor të tij!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

artan fuga new e vogel

Artan Fuga

Vazhdon prej disa ditësh lëvizja për zgjedhje të lira nëpërmjet një qeverie teknike.
Një nga elementet e rëndësishëm është roli dhe statura e ndryshuar që ka marrë drejtuesi i PD Lulzim Basha në këto ditë.
Pse ai, sipas meje, i ka shanset në anën e tij?
Nuk bëj parashikime për zgjedhjet e ardhshme sepse nuk di dhe nuk dua t’i bëj, por flas për shanse në aksionin e tij politik aktual.
Mbledh njerëz, madje masa të mëdha, tregon se ka pas tij një aparat politik efikas, ka rrjet në të gjithë vendin se përndryshe nuk i mobilizonte dot të ardhurit nga rrethet, pra i ngjit fjala në elektoratin e tij, dhe po dëshmon tone të vendosura që opinioni nuk ja ka konstatuar më parë.
Ku qëndrojnë disa atu që mesa duket ai ka në dorë?

E para se ai dhe lidershipi që drejton ka mjaft në dorë të bëhen apo të mos bëhen zgjedhje në Shqipëri.
Prandaj, duhet parë mirë dhe seriozisht, sipas meje, kur ai thotë se nuk do të ketë zgjedhje fare nëse ato nuk do të jenë të lira. Nuk thotë se do t’i bojkotojë zgjedhjet.
Kushtetuta shqiptare, sado e keqe të jetë, në disa pika ka bërë kujdes që të mbështetet te parimi i dialogut dhe mirëkuptimit midis opozitës dhe pushtetit. Pesë ditë para zgjedhjeve, Lulzim Bashës grupimit politik që ai përfaqëson do t’i mjaftonte të hiqte nga komisionet e votimit, në qendër dhe në bazë anëtarët që vijnë aty nga opozita dhe gjithçka do të bëhej pothuajse e pamundur.
Ne do të ngeleshim një “demokraci” pa zgjedhje.
Mendoni një parlament të ardhshëm pa deputetët e opozitës?
Ata që kanë në ngarkim organizimin dhe administrimin e procesit elektoral e dinë mirë se nëse deputetët e opozitës nuk shkojnë në Kuvend, nëse anëtarët që marrin pjesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në komisionet lokale nuk paraqiten, nëse anëtarët e AMA-s bojkotojnë, sigurisht zgjedhje nuk mund të ketë.
Kurse ne qytetarët duam zgjedhje sepse është e drejta jonë.
Të lira, sigurisht, jo vetëm të lira, por edhe të barabarta, pra edhe me shanse të barabarta për të gjithë kandidatët.
Po sikur kandidatët për deputetë të opozitës pasi të shpallen dhe rregjistrohen të dorëhiqen në momentin e fundit?
Të gjitha këto rreziqe janë, prandaj është në të mirë të demokracisë që pushteti dhe opozita t’i shpëtojnë zgjedhjet.

E dyta, sepse Lulzim Basha i iku një dështimi të mundshëm në zgjedhje që do t’i faturohej atij personalisht nga konkurrentët e tjerë brenda partisë së tij. Pavarësisht sesi do të jetë rezultati real në zgjedhje.
Nëse do të shkonte në zgjedhje pa vendosur kërkesa për të qenë të lira dhe të ndershme, në rast humbjeje, atë do ta tregonin me gisht brenda formacionit të tij politik, si shkaktari i humbjes. Kurse duke treguar se ai shkon në zgjedhje vetëm në kushte lirie të siguruara, Lulzim Basha, fton të gjithë lidershipin e partisë, grupin e deputetëve, militantëve për t’u bërë pjesë e përgjegjësisë të përbashkët.
Këta të fundit, ose duhet ta ndjekin në këtë proces kontestues që ai ka filluar, ose nesër duhet ta mbajnë ata përgjegjësinë e përbashkët e një humbjeje në zgjedhje.

E treta, duke u vendosur në krye të protestës, Lulzim Basha në fakt e ka filluar qysh tani fushatën e tij elektorale.
Ai kapërceu censurën në media, zuri vendin qendror në informacionet e përditshme, si edhe krijoi figurën e një lideri politik që është vendosur në kontakt të drejtpërdrejt me masën e elektoratit të tij.
Vetëkuptohet që brenda lidershipit opozitar të demokratëve tanimë ai ka staturën e figurës politike që paraqet partinë para masës së elektoratit.
Duke ditur se është grupi i ngushtë udhëheqës me kryetarin e partisë që në Shqipëri bën listat e deputetëve, kuptohet sesa më shumë ditë kalojnë, aq më vendimtare bëhet përzgjedhja e deputetëve të ardhshëm. Sigurisht me këtë sistem zgjedhor që kemi, nuk mund të kërkosh të jesh edhe deputet i një partie dhe të kundërshtosh vijën politike të partisë. Do të ishte një kundërthënie.

E katërta, Lulzim Basha e ka gjetur fabulën dhe sloganin e fushatës së tij elektorale.
Mbi të gjitha ai kapi një trend, ndofta beson vërtet, se sot masat kudo në Europë dhe në Amerikë janë treguar kritike ndaj lidershipit politik institucional. A nuk treguan këtë zgjedhjet në ShBA, në Itali, në Greqi, Portugali, Angli, Spanjë, etj?
Kështu Lulzmi Basha po shprehet kritik ndaj sistemit të tanishëm, duke kërkuar një demokraci tjetër. Forca politike në pushtet, cilado të ishte nuk do të kishte mundësi të hynte në këtë trend. Opozita hyn.
Kështu Lulzim Basha duke i qendruar kësaj teknike, po mban në një farë distance edhe lidershipin politik të partisë së tij, një pjesë e konsumuar para qytetarëve, dhe me siguri preferon një kontakt drejtpërdrejt me shoqërinë civile ose masën elektorale të partisë së tij.
Kërkon një republikë të re! Kërkesë e drejtë. Kush mund ta kundërshtojë kur vetë vetingu nënkupton ndryshimin e republikës ekzistuese!
Thotë se asgjë nuk do të jetë më si më parë! Ka parasysh besoj një model tjetër institucionesh që sot janë hibride, midis partitokracisë reale dhe demokracisë fasadë.
Lë të nënkuptohet se do të ketë një përqasje tjetër politike edhe në krahasim me të kaluarën e qeverisjeve demokrate? E ka seriozisht? Ndofta masa e gjerë elektorale pret të jetë më i qartë këtu.
Kërkon rishpërndarjen e pasurisë që tanimë grumbullohet në duar oligarkësh. Mendoni se një njeriu që mezi mban frymën gjallë me bukë, sikurse jemi të gjithë ne shumica, nuk i vjen mirë kur e dëgjon?
Kush nuk është sensibël ndaj papunësisë?
Kërkon zgjedhje të lira. A mendon kush se të gjithë shqiptarët, madje edhe kryetarët e partive politike brenda ose jashtë kuvendit, opozitarë apo të rreshtuar me qeverinë nuk duan që në zgjedhje të dalin të barabartë. Mendon kush se hapur ose në vetvete zotërinjtë Ilir Meta, Agron Duka, Paskal Milo, Dashamir Shehu, Ben Blushi, Fatmir Mediu, dhe të tjerë po kaq të rëndësishëm në jetën politike të sotme shqiptare nuk duan që në zgjedhje kandidatët e qeverisë ose ata që nuk kanë mbështetjen e qeverisë të shkojnë si realisht të barabartë në zgjedhje?
Madje edhe brenda socialistëve ka që mendojnë, besoj unë, kështu.
Lulzim Basha ka shtruar deri tani kërkesa minimaliste, por kyçe dhe jetike:
Zgjedhje të lira,
republikë tjetër,
drejtësi tjetër,
menaxhim tjetër i burimeve ekonomike të vendit,
taksim tjetër,
ndeshje me abuzivizmin e nëpunësve, me kanabisin, me faktin që asnjë shqiptar nuk e duron dot kollaj, pra me një elitë politike që përbën shtresën më të pasur të vendit.
Nuk është kollaj të përballohet kjo logjikë transformimi. E ka seriozisht apo jo gjithë këtë, Lulzim Basha? – ai është vetë garant i vetes së vet. Por, ai po merr përsipër angazhime kolosale, krejt të mundshme për t’i realizuar, por që do t’i kërkojnë energji politike të madhe në të ardhmen.
Cfarë mund t’ja heqi ose zvoglojë, sipas meje, shanset Lulzim Bashës?
I ndodhur brenda një mase që e duartroket, pa ndërmjetësimin e afërt të forumeve të partisë së tij, pa instrumenta vetëkontrolli jashtë tij, i ndodhur në një situatë aksioni live, ku mendimi, vendimarrja dhe komunikimi si tre faza të ndara janë përqendruar në një të vetme, ai mund të humbi herë pas here kontrollin dhe të bëjë gabime, duke marrë vendime të gabuara të çastit, ose duke rrëshqitur në ligjërim.
Kush pëson padrejtësi, duhet t’i drejtohet gjyqit, grevave, mediave, opinionit publik, opozitës, shërbimeve të policisë, prokurorisë, protestave, jo grushtit!
Paqja civile është kushti i parë dhe i panegociueshëm për demokratizimin që kërkohet me të drejtë.
Nuk ka nevojë për luftë Shqipëria sot! Ka nevojë për zgjedhje të lira!
Poashtu nuk ka nevojë e pushuara në RTSH t’i çpojë gomat Thoma Gëllcit! Ka mënyra të tjera për t’iu qëndruar padrejtësive.
Tjetër është mosbindja civile paqesore!
Ose të lodhet.
Por edhe në këtë rast, ai e ka bërë investimin e tij politik duke dalë nga roli i një politikani në origjinë i ftuar në politikë, nga roli i një menaxheri politik, i një administratori institucionesh ministeriale, dhe shndërruar në një lider politik, që po sjell risi dhe energji të reja politike, praktikë e cila do të mbetet në historinë politike të vendit.

Se cila nga alternativat para tij do të konkretizohet, kjo nuk mund të parathuhet sot.
Por, sipas meje, sikurse thoshte Spinoza për një kontekst krejt tjetër, kjo varet tërësisht nga faktorë brenda tij, dhe jo jashtë tij.
Nga jashtë ai është i lirë.
E pikërisht, kjo liri e shanseve të plota në favor të tij, mund të bëhet edhe një kurth për të.

Previous Post

VIDEO/ Ktheheshin nga Kisha e Laçit, merr flakë makina me 5 persona brenda

Next Post

Astrit Patozi ironizon Pandeli Majkon: Me kriterin tënd, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë vajzën

admin

admin

Next Post
Astrit Patozi ironizon Pandeli Majkon: Me kriterin tënd, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë vajzën

Astrit Patozi ironizon Pandeli Majkon: Me kriterin tënd, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.