Oficeri i shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Kleant Musabelliu, pretendoi se qëlloi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka për vetëmbrojtje.
Sipas Musabelliut, ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Gjokën, pasi fëmijët e tyre ishin zënë me njëri-tjetrin. Por, biznesmeni së bashku me disa persona të tjerë e kanë qëlluar me grushte.
“Në këtë moment kam nxjerr armën dhe me sa mbaj mend kam qëlluar në ajër”, u shpreh Musabelliu.
Edhe pas kësaj deklarate, Musabelliu u la në burg nga gjykata.
Plagsoja ka ndodhur katër ditëve më parë, pranë Pazarit të Ri, ku Musabelliu qëlloi me pistoletë në këmbë ish-pronarin e “Rozafës”, Gjoka.












