Partia Demokratike do të bëjë kërkesën e parë për këtë sesion të ri parlamentar. Ditën e hënë PD-ja do të dorëzojë kërkesë për të ngritur një komision parlamentar për Reformën Zgjedhore. Kryesia e grupit parlamentar të PD-së ka vendosur sot të depozitojë të hënën në kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit ad hoc parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në fokus, dy pika kryesore; problematikat e zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, dhe e dyta, votimi elektronik.












