Një 25 vjeçar ka mbetur i plagpsur rende si pasojë e një aksodenti. Mësohet se Demir Koçi i cili po udhëtonte me makinën e tij, humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me automjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë. Si pasojë e goditjes, e cila ka qenë mjaft e fortë, i riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar të tjerë, ndërsa 3 automjetet e parkuara janë shkatërruar thuajse tërësisht.












