Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga studion e emisionit “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu, në TV Klan, ka folur sonte edhe pse u detyrua të hyjë në zgjedhje si dhe ka zbardhur të vërtetën e sulmeve ndaj LSI-së.
“unë kisha bindjen se me Edi Ramën nuk do të kishim zgjedhje të lira e të dnershme. Ambasadori amerikan na e kishte bërë të qartë qëndrimin në rast se konsumonim mundësinë e fundit për të hyrë në zgjedhje. Në këto kushte ne nuk mud të hidhnim poshtë 27 vjet të PD-së, duke u vetëasgjesuar, ndaj hymë në zgjedhje
Çdo takim elektoral ka zgjatur 40 – 60 minuta. Në mënyrë permanente media ka zgjedhur të transmetojë pjesën ku natyrisht unë kam sulmuar edhe LSI”, u shpreh Basha. DRONI.al












