Pas një debati disa orësh kryesia qendrore e BDI-së vendosi në mesnatë që të bashkojë deputetët me Zaev në mbështetje të tij për mandatar të qeverisë.
Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani në prononcimin para gazetarëve bëri të ditur se fakti që ato vendosen t’i japin nënshkrimet BDI-së nuk donë të thotë se kanë vendosur të bëjnë koalicion me LSDM-në. Osmani tha se përveç formimit të Qeverisë me LSDM-në alternativ tjetër është edhe mundësia tjetër për të mbetur në opozitë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri.
Mbledhjet kryesisë së BDI-së do të vazhdojnë në ditët në vijim.











