• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Si lindi dashuria mes dy kushërinjve në fshatrat e thella të Dibrës

droni by droni
14 September, 2017
in Kronika, Kryesore
0
HISTORIA/ Si lindi dashuria mes dy kushërinjve në fshatrat e thella të Dibrës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori dashurie brenda gjakut lindi para dy viteve në një zonë të largët të Shqipërisë, në veriun e saj. Një adoleshente, asokohe vetëm 15 vjeç dashurohet me një 24-vjeçar, i cili jetonte një fshat më larg saj. Askush prej tyre nuk e dinte se bashkë i lidhte i njëjti gjak…por vazhduan historinë e tyre të bukur pa e ditur se një ditë pasojat do të ishin fatale për të dy. Për shkak të zonës që i rrethonte, çifti takohej fshehtas, që askush mos t’i shikonte. Dy vite shkëmbenin mesazhe, flisnin me orë të gjata në telefon shfrytëzonin çdo rast për të qenë pranë njëri-tjetrit. Ndryshimi ishte i dukshëm tek adoleshentja dhe nëna e saj kuptoi se diçka po ndodhte me të bijën. Mentaliteti në shoqërinë shqiptare është i egër dhe nuk mund t’i shpëtonte nënë Selvia, e cila e ka dhunuar vajzën kur nuhati se ajo ishte e dashuruar pa e ditur personin në fjalë.

ME ZEMER TE HAPUR

Ishte janari i këtij viti kur vajza shfaqi disa shqetësime me barkun. Kishte fryrje dhe dobësi trupore. Të dyja nënë e bijë shkojnë tek mjeku i fshatit nga eko-ja u zbulua se vajza ishte shtatzënë dhe në muajin e 6-të, ku për shumë pak kohë do të sillte në jetë një vajzë. Lajmi ishte i rëndë për nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Adoleshentja në fillim nuk tregonte emrin e djalit që kishte marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh. Prindërit e detyruan të tregonte se kush ishte babai i fëmijës. Në fund e dorëzuar ajo tregon emrin. Ai emër dhe mbiemër ra si bombë në familje pasi ishte kushëriri i saj.

Rruga për të zgjidhur këtë problem apo për të ndërtuar një kurorë brenda familjes nuk ishte e lehtë. Familja e vajzës që në fillim u kundërshtua nga familjarët e djalit. Ata nuk pranuan asgjë sikurse dhe vetë djali.

Nuk munguan as denoncimet në polici. Sot çështja është në gjykatë. Por sot ai embrion ka marrë jetë. Foshnja është 4 muajshe dhe jeton me nënën adoleshente dhe gjyshërit. Atësia nuk u njoh. Nuk është e lehtë kjo histori, ku në jetë ka ardhur një fëmijë brenda një gjaku, ku babai e mohoi ekzistencën e saj dhe nëna e gjyshërit jetojnë në kushte të mjerueshme, pa asnjë të ardhur. Absurditeti qëndron në faktin që familja e vajzës tenton të ngrejë këtë kurorë dhe e bija me mbesën të shkojë në familjen ku i takon.

Nëna e 17-vjeçares ka qenë në studion e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ka treguar të gjithë peripecitë e saj me vajzën, që nga shtatzënia dhe deri tek denoncimet në polici.

“Kam bërë një jetë me vuajtje. Kam punuar për bukën e gojës. Çunat punonin për veten. Unë kisha veç këtë vajzë në shtëpi, tjetrën e kisha martuar. E kam kuptuar që kur ika tek vajza tjetër, pash që kësaj i ka dhënë një nr.telefoni një djalë. Unë e shihja që flisja në telefon. Kur po ankohej për dhimbje barku, mora vesh që ishte shtatzënë. Por kur vendosëm që ta hiqnim, e mori djali në telefon dhe i tha që do e marr bashkë me vajzën. Por ne pritëm dhe ai nuk erdhi. Na gënjeu. Mora vëllain në telefon, dhe i tregova të vërtetën, shkuam tek shtëpia e tij dhe nuk na pranoi. Kam bërë 11 denoncime, por veç dy ngelën të tjerat u fshinë. Ajo e dinte kush ishte, por nuk e linte të tregonte, pasi ai e kërcënonte se do e shtypte me makinë se ishte shofer”, tha nëna e vajzës.

Mes të tjerash analizat e ADN-së treguan se kushëriri nuk është babai i vajzës së vogël.

VAJZA

Për çfarë nuk je dakord me mamin?
Jam dakord me të gjitha.

Si e njohe babain e vajzës? Ai është?
Po ai është. Me telefonin e mamit u njoha. Ai më dha numrin. Më propozoi për t’u lidhur.

Pranove menjëherë?
Po, me dëshirën time dhe të tijën.

Si takoheshit?
Në hotel. Vinte më merrte ai me makinë. Nuk e dinte asnjëri.

Sa kohë vazhdoi lidhja?
Deri në klasën e nëntë.

Çfarë të premtoi?
Më tha do të marr.

Analiza e ADN-së tregon se babai nuk është ky djalë?
Po, se ka dhënë lekë. Analiza ka dalë se ka dhënë pare. Jam e sigurt 100% se ka dhënë lekë.

Kur e kuptove se ishe shtatzënë?
Kur shkova tek mjeku. Ai më tha se je shtatzënë. Nuk e dija.

Ke biseduar me djalin pas lindjes së vajzës?
Jo, nuk kam folur. Që ditën që mora vesh se isha shtatzënë.

Kur e mësove se ishit kushërinj?
Kur e zbuloi mami më tha që ishim kushërinj./Balkanweb/

Tags: dashuriDiberHistorikusherinj
Previous Post

Vajza lind fëmijën e kushëririt, nëna: E mori me forcë në hotel, i mori dhe lekët

Next Post

Pasuri me lek prostitucioni, policia sekuestron shtëpi, toka dhe makina luksi në Laç

droni

droni

Next Post
Mjetet e sekuestruar arrijnë në 1.5 milionë euro vlerë në treg

Pasuri me lek prostitucioni, policia sekuestron shtëpi, toka dhe makina luksi në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.