Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të një vizite zyrtare. Sioas informacioneve paraprake Pacolli do të takohet në takime të ndara me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.











