Policia e Durresit ka nisur një operacion të gjerë në kontrollin e automjeteve luksoze. Sipas “DurrësLajm” se që prej ditës së djeshme dhe sot, efektivët e policisë me maska në kokë, ndalojnë në rrugët kryesore të gjithë ata drejtues që kanë në përdorim automjete luksoze e të shtrenjta. Kontrolli vijon që nga sheshi “Liria”. Mesohet se ky aksion vjen në kuadër të planit të masave operacionale “Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike. Operacioni është shtrirë në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë.













