Një fallxhore është futur në një banesë për të parë filxhan dhe ka dalë më mjaft përfitime nga aty. Gruaja e komunitetit rom është shpallur në kerkim nga Policia e Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Yzberisht, ku me anë të mashtrimit nga një shtetase rome, është vjedhur banesa e shtetasit H.L vjeç 72.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autores e cila akuzohet per veprat penale parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.
Kjo grua ka shkuar si fallxhore dhe i eshte futur ne shtepi te moshuarit me pretendimin se do i shihte filxhanin. Por kur po i bente kafenë, ka perfituar nga rasti dhe i ka vjedhur disa sende me vlere dhe eshte larguar ne drejtim te paditur.











