Sot, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës – Vorë, te nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F. H., 52 vjeç, banues në Sukth.
Fatkeqësisht ky person ka ndërruar jetë.
Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.












