Opozita në parlament ka bërë marrëveshjen e parë. PD dhe LSI kanë ndarë drejtimin e tre komisioneve parlamentare.
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë rënë dakord gjatë bisedimeve në mesnatë që PD të kryesojë Komisionin e Integrimit me Genc Pollon dhe Komisionin e Mediave me Albana Vokshin dhe LSI të drejtojë Komisionin e Shëndetësisë me Petrit Vasilin.












