Shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan dje Xhevahir Hallulli, 36 vjeç, banues në fshatin Vorrozen Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (Sh. H., 59 vjeçe), vëllait (B. H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (A. H., 33 vjeçe).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.












