Dasma e Marina Vjollcës dhe reperit Getoar Selimit zuri vend në të gjitha rubrikat rozë. U komentuan për veshjen, kërcimin, vendin dhe luksi që i rrethoi këtë mbrëmje. Mes detajeve që ranë në sy, nga dy fustanet e nusërisë së Marinës, e deri tek kostumi i Getoarit, ajo çka nuk ra në sy ishin këpucët e nuses. Marina mbante veshur mbrëmë këpucët nga koleksioni i “Jimmy Choo” me gurë të shndritshëm dhe pupla, të cilat kushtojnë plot 1495 euro.














