Kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka listuar ditën e sotme emrat e diskutantëve për seancën e nesërmë parlamentare sipas rendit. Mirëpo, teksa ka lexuar të gjithë emrat, u vu re se mungonte Sali Berisha. Teksa po mbyllte seancën, Ruçi kujtohet nga dikush se është edhe Berisha në listën e deputetëve që do të marrin fjalën nesër.
“Ah po edhe Sali Berisha se harrova”, thotë Ruçi.












