• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha: Cadra, një kantier politik nga do dalin përfaqësuesit e qytetarëve

admin by admin
25 February, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Lulzim Basha: Cadra, një kantier politik nga do dalin përfaqësuesit e qytetarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e tetë të protestës Lulzim Basha pati një bashkëbisedim në Sheshin e Lirisë me qytetarët lidhur me emigracionin dhe pasojat e tij në vend. Në këtë takim, u diskutuat dhe u analizua në thellësi gjendja aktuale, kriza e shumëllojshme që ka detyruar qytetarët të braktisin vendin.

Për Zamira Sinën, pedagoge në qytetin e Vlorës, studentët e sotëm ndihen të nëpërkëmbur pasi tre vite e gjysmë më parë votuan një kryeministër i cili premtoi 300 mijë vende pune por faktikisht ato u përkthyen në 500 mijë të papunë. Pedagogja Sina tha gjithashtu se fjala e Kryeministrit Rama e një dite më parë në auditoret e Vlorës, ishte ofenduese dhe tallëse për vlonjatët.

“Vlora nuk ta pati borxh dhe dje në auditor u tallët me pedagogët dhe studentët pasi thatë se të gjitha dështimet e projekteve në Vlorë vijnë si pasojë e bllokimit të procesit të vettingut. Por kush ju beson më zoti Kryeministër?”

Sipas analistit politik Ergys Mërtiri, kjo qeveri nuk e ka realizuar misionin e saj më të qënësishëm.

“Varfëria në Shqipëri i afrohet skamjes. Varfëri ka kudo, shtresa në nevojë ka kudo, por në Shqipëri ata janë në zgrip të mbijetesës dhe kjo e bën fenomenin tepër problematik. Një shtet i cili nuk kujeset për gjënë më elementare të njeriut: jeta”.

Për Mërtirin ajo që dhemb më shumë sot është se Shqipëria nuk ka njerëz të varfër, por të gjithë ne jemi të varfër dhe pikë së pari ajo vjen në aspektin ekonomik përmes monopoleve.

“Kemi monopole që rrënojnë jeten tonë, mbitokën dhe nëntoken tonë. Po shterin resurset tona dhe ne po i lëmë fëmijëvë tanë një vend me pasuri te ezauruara dhe nga kjo ne po shkatërrojmë jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen tonë. Monopolet shkatërrojnë konkurencën dhe shtrenjtojnë jetën tone”.

Këto monopole sipas Ergys Mërtirit janë të shtrira jo vetëm në ekonomi por edhe në shoqërinë civile në media dhe në shoqëri. Sipas tij, shteti po uzurpon çdo hapësirë të jetës së qytetarëve, e sakaq vazhdon dhe rrisë shpenzimet e luksit.

“Nuk ka rëndësi kush fiton në zgjedhje, rëndësi ka që ka garë. Demokracia është një mjet që garanton rregullat e lojës dhe nëse ato prishen, atëherë pushteti bëhet i rrezikshëm dhe nuk kemi çfarë kërkojmë gjë tjetër. Une nuk mendoj se ai që nuk ka bukë apo shkollim për fëmijët, ka nevojë për buzëkuq. Edhe Shqipëria nuk mendoj se është një vajzë provinciale që jeton për tu dukur dhe që ka nevojë vetëm për buzëkuq dhe makiazh. Njerëzit të cilët janë në kufi të mbijetesës e kanë të vështirë të mendojnë veç hallit të përditshëm dhe kjo i bë të nënshtrueshëm. Një pushtet që rrit zullumin e vet, sic ka thënë edhe studiuesja Hannah Arendt, rrit mundësinë ta kontrollojë shoqërinë. Një shoqëri që nuk mendon dot veç mbijetesës ka paaftësinë të ngrihet dhe të vërë në vend dinjitetin e vet”.

Kastriot Sulka tha se me kufizimin e ndihmës ekonomike që qeveria parashikoi, 75% e kësaj kategorie do të marrë më pak mbështetje. Mungesa e rritjes së pensioneve në anën tjetër, për Kastriot Sulkën, tregon se ato realisht janë ulur, duke marrë parasysh edhe shifrën prej 40% të rritjes së cmimeve për familjet shqiptare. Rinia e vuan më shumë këtë me një shifër papunësie e cila arrin 80%. Por edhe sipas shifrave të INSTAT – tha Sulka- papunësia është rritur me 20% tek të rinjtë dhe është varfëria , mungesa e vizionit dhe shpresës.

Kjo, për Lorenc Sinanin, ilustrohet qartë me paralelizmin që sot, pedagogët nuk lejojnë studentët të hyjnë në provime pasi nuk kanë paguar tarifën e arsimit, apo trajtimi që i bëhet qytetarëve në administratën publike, institucion i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Zoti Basha, iu drejtua të pranishmëve duke i kujtuar se janë njerëzit e ndershëm dhe të vërtetë ata të cilët po i japin formë kësaj qëndrese.

“Kemi këtu shumë intelektualë të shquar të cilët janë pjesë e kësaj proteste, po që po e kthejnë këtë protestë në një laborator politik, në një kantier politik. Në këtë kantier politik ju qytetarët, ju populli po identifikoni dhe po nxisni përfaqësuesit tuaj të ardhshëm politik në republikën e re të demokracisë, lirisë dhe të drejtësisë së vërtetë”.

Gjatë aktivitetit, protestës iu bashkua edhe një përfaqësi e zgjeruar e minatorëve.

Previous Post

A janë seriozë në kërkesat e tyre grevistët e Zharrësit që erdhën në Tiranë

Next Post

Perëndimi: Ushqime të mira për Perëndimin, ushqime të këqia për Evropën Qendrore dhe Lindore

admin

admin

Next Post
Perëndimi: Ushqime të mira për Perëndimin, ushqime të këqia për Evropën Qendrore dhe Lindore

Perëndimi: Ushqime të mira për Perëndimin, ushqime të këqia për Evropën Qendrore dhe Lindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.