• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha ironizon kryeministrin dhe programin politik qeverisës

droni by droni
11 September, 2017
in Kryesore, Politika
0
Basha ironizon kryeministrin dhe programin politik qeverisës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar dhe e quajti “paraqitje boshe e sipërfaqësore” prezantimin e kryeministrit Edi Rama të programit të qeverisë “Rama 2”.
Në një prononcim jashtë kuvendit Basha tha midis të tjerave se, “Paraqitja më boshe e sipërfaqësore, dhe thelbi ishte zëvendësuar nga propaganda. ‘Rama 2’ bën sikur nuk e njeh ‘Rama 1’, e nisën me premtime farsë, sot ‘Rama 2’ refuzon të mbajë përgjegjësi për ‘Rama 1’.
“Ai nuk është drejtor i Albanologjisë por kryeministër”.
Roli i tij është ti tregojë shqiptarëve pse në këto katër vite e shkatërroi ekonominë shqiptare por Rama nuk ka përgjigje. Eshtë në krye të një aleance më të rrezikshme atë të politikës me krimin.
Kjo është shfaqje e shëmtuar dhe një butafori produkt i aleancës së Ramës me krimin. Të vetmit që nuk u shantazhuan janë deputetët e PD-së. Ne jemi aty për të treguar se koha e shfaqjes ka marrë fund”.

Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të PD, Lulzim Basha

Kjo ishte paraqitja më boshe, më sipërfaqësore, ku thelbi ishte eliminuar tërësisht dhe zëvendësuar nga propaganda dhe demagogjia e stampës më të vjetër.
Për një brez më të vjetër, ishte një reminishencë e fjalimeve që mbaheshin në këtë sallë, në kohën kur vendin e qeveriste byroja politike e rrëgjuar mendërisht e në çdo aspekt tjetër. Kjo është e pafalshme për çdo kryeministër. Është e pafalshme edhe për Edi Ramën.
Një numër shumë i madh shqiptarësh nuk kanë asnjë pritshmëri tek Edi Rama dhe qeveria e tij. Kjo është plotësisht e kuptueshme por po ashtu është një kurth, sepse sot ai që flet aty, ka çelësat e qeverisjes së vendit.
Dhe sot ky njeri refuzoi të thoshte një fjalë të vetme për 300 mijë vendet e punës që premtoi se do të hapte. Kishte katër vjet për ta realizuar këtë premtim, dhe çfarë bëri, çoi afro 300 mijë shqiptarë në emigracion.
Nuk i përmendi as këta, madje tha se kjo është pjesë e lirisë së lëvizjes që është një turp i madh. Shqiptarët nuk lëvizin të lirë si bullgarët, polakët, çekët, britanikët, gjermanët, holandezët. Shqiptarët lëvizin ilegalisht, shpeshherë në kushte çnjerëzore siç është problemi i shqiptarëve që kalojnë kanalin e Lamanshit, për emigracion në Britani që gjenden të paketuar si sardele në bagazhet e makinave. Dhe kjo nuk është fantazi, kjo nuk është shfaqje.
Ky është realiteti i hidhur i një Shqipërie me ekonomi të shkatërruar, me papunësi të rritur, me mirëqenie në rënie, me çmime të larta, me taksa të larta, me pamundësi në shëndetësi, në arsim dhe kudo.
Prej tre javësh prindërit shqiptarë dhe fëmijët e tyre janë rraskapitur në radhë të gjata për të marrë paketat e librave shkollorë të cilat janë 35% më shtrenjtë se para 4 vitesh, për shkak të politikave klienteliste dhe hajdutërisë që karakterizoi qeverisjen e Edi Ramës, “Ramanjësh”.
“Ramadyshi” bën sikur nuk e njeh “Ramanjëshin”, por në fakt është i njëjti person. Si “Ramanjëshi”, si “Ramadyshi” e nisën me pompë dhe me premtime farsë.
Sot “Ramadyshi” refuzon të mbajë përgjegjësinë për “Ramanjëshin”.
Fjala u përqendrua te Skënderbeu, heroi ynë kombëtar dhe tek virtytet e gjuhës tonë shqipe, në një përpjekje mjerane për t’i folur ndërgjegjes patriotike të çdo shqiptari të djathtë e të majtë, ku në fakt ai nuk është aty si drejtori i Institutit të Albanalogjisë por si kryeministër i vendit.
Dhe përgjegjësia e tij nuk janë as shtatorja e Skënderbeut dhe as nami dhe vendi i tij në histori, se atë e kanë përcaktuar shqiptarët dhe nuk ka zot ta ndryshojë.
Roli i tij dhe përgjegjësia e tij është t’u tregojë shqiptarëve se përse në këto 4 vite shkatërroi ekonominë shqiptare.
Kush është përgjegjësi? Dhe çfarë do të bënte për të ndryshuar këtë?
Edi Rama nuk i ka këto përgjigje.
Edi Rama është në krye të një aleance më të rrezikshme në historinë tonë 20- vjeçare. Aleancës së politikës me krimin.
Dhe kur bën aleancë me krimin, asgjë tjetër nuk funksionon; as shteti ligjor, as demokracia, as ekonomia, as administrata.
E gjitha kjo është një shfaqje e shëmtuar, sikundër ky parlament nuk është gjë tjetër veçse një butafori, produkt i aleancës së Edi Ramës me krimin.
Të vetmit në këtë parlament që përfaqësojnë vullnetin e pa tjetërsuar të qytetarëve shqiptarë, 450 mijë shqiptarë që nuk u blenë, nuk u shitën, nuk u shantazhuan, janë deputetët e Partisë Demokratike.
Ne jemi sot e do të jemi përditë aty për t’i kujtuar Edi Ramës se koha e shfaqjes ka marrë fund.
Se koha e të vërtetave ka ardhur. Se e vërteta më e madhe, më e dhimbshme, e shqiptarëve është stopimi total i integrimit të Shqipërisë. Jo për faj të Bashkimit Europian, por për shkak të krimit, për shkak të kanabisit, për shkak të drogës, për shkak të kriminelëve në politikë dhe aleancës së krimit me politikën, aleancës së anti-vlerave. E natyrisht për shkak të emigracionit masiv që kjo ka shkaktuar e po shkakton tek një popull që ka humbur shpresën. Ky është edhe misioni ynë: T’u kthejmë shqiptarëve shpresën. Dhe kjo nuk mund të ndodhë duke vazhduar shfaqjen e shëmtuar të teatrit të kukullave. Në këtë teatër kukullash, duke filluar që nesër do të kumbojë zëri i të vërtetës, zëri i opozitës.

Previous Post

Shtyhet për në orën 18.00 seanca për votimin e qeverisë, por debati për programin, nesër

Next Post

LETRA/ Lulzim Basha uron kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

droni

droni

Next Post
Basha: Arrestimi Ramushit, goditje tjetër e pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës

LETRA/ Lulzim Basha uron kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.