Natën e kaluar, rreth orës 22:30, në lagjen” Petrit Llaftiu ” Shijak , në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A. L., 33 vjeç kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.












