• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Poeti Agron Tufa: Të ndiqet penalisht Servet Pëllumbi

droni by droni
10 September, 2017
in Kulture, Opinion
0
Agron Tufa: Diana Culi ka vrarë, anulohet takimi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Poeti i njohur Agron Tufa që ndërkohë drejton edhe një institut për antikomunizmin ka kërkuar sot në një koment të tij në rrjetet sociale ndjekje penale për ish-kreun e Kuvendit dhe një ndër drejtuesit  hershëm të PS-së,  Servet Pellumbi.

 

Sikurse thotë Tufa, në Shqipëri vijojnë të ardhangen frutat e helmëta mendore, që topisin mendjen dhe zeherosin gjakun e gjeneratave pro rikthimit të regjimit të Enver Hoxhës dhe një rast të tillë përfaqëson servet Pëllumbi.
Komenti i plotë:

SERVET PËLLUMBI DUHET TË NDIQET PENALISHT

Edhe pse është folur shumë për një epokë “të rënies së ideologjive”, fill pas gremisjes së sistemeve totalitare komuniste në vitin 1990, rizomat e hidhura të nostalgjisë totalitariste shpërthejnë gjithkund në Europë. Por torfën dhe fermentin më të plleshëm e gjejnë, padyshim, në Shqipëri. Sa për Europën e lirive dhe etë kujtesës, ajo di si të ndeshet me idetë totalitariste: ajo i ka dhe ligjet, dhe mekanizmat, dhe higjenën e ndërgjegjes, dhe syçeltësinë e duhur. Europa e pasluftës së Dytë Botërore ka vazhduar të denazifikohet e dekomunistizohet dhe vazhdon ende. Problem mbetet Shqipëria me toksikatet e saj të paprekura ideologjike. Te ne vazhdojë të ardhangen frutat e helmëta mendore, që topisin mendjen dhe zeherosin gjakun e gjeneratave, sikundërse doli pak muaj më parë edhe nga rezultatet e sondazhit të OSBE-së, në të cilin 49% e të anketuarve ishte pro rikthimit të regjimit të Enver Hoxhës. Një nxitje të tillë, një helmatisje cinike e ndeshëm këto ditë në deklaratën z. Servet Pëllumbi, ish-profesor “marksist” (por, në fakt, enverist), ish-deputet në dy dekada e, që, për dekadën e tretë, ia ka kaluar stafetën parlamentare të birit. Por çfarë tha z. Pëllumbi? Si mjaft të tjerë të falangës së tij më parë, propagandoi e mashtroi publikisht:

“Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomunizëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidimi i demokracisë. Tezat për antikomunizëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve <…> . Pas 27 vjetësh nuk mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”. (“Panorama” 9 shtator 2017).

Përkoi që këtë “konstatim” të profesorit enverist e lexova bash me 9 shtator, teksa udhëtoja për në Postribë dhe Shkodër me rastin e 71 vjetorit të “Kryengritjes së Postribës” (9 shtator 1946). Më habiti se me çfarë syzesh e lexojmë realitetin historik unë dhe profesori enverist! Ai, me mashtrimin, se “as që mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”, ndërsa unë me të ngjashmit e mi – me misionin për ta përkujtuar atë ngjarje të përgjakur me terrorin që pasoi: 78 të pushkatuar, qindra të burgosur e të internuari, tortura dhe shtëpi të djegura, çdo ditë reprezalje dhe gjyqe në qytet, deportime dhe luftë klasash, përndjekje dyzetëvjeçare sipas biografisë.

Kuptohet që profesorit i leverdis dhe përpiqet të ushtrojë ndikim mbi njerëzit, që ta besojnë, të nxisë kështu, amnezinë e përgjithshme, se kështu i thotë atij muza internacionale ideologjike. Syzet e tij e fshijnë realitetin ku bëj pjesë unë dhe qindra mijëra të tjerë. Alibia e profesorit me Europën, sigurisht, është një mashtrim i lirë dhe banal dhe ne, më poshtë, do t’ia heqim dhe maskën, dhe kallajin. Nguti dhe padurimi i nxit inertet komuniste të kompensojnë mungesën e realiteteve, duke i sublimuar ato me sajesa. Kështu, disa muaj para profesorit, një çerek diplomati e çerek publicisti i dështuar, i frynte në vesh këshillën e vet kryetarit të opozitës, duke i thënë, se “me kuajt e ngordhur të antikomunizmit nuk fitohen zgjedhjet as në Europë, jo më këtu…”. Pra, nuk është rastësi kjo djegë e profesorit enverist, por dukuri. E, nëse jam i saktë, atëherë ku duhet kërkuar “habia filozofike” e kësaj dukurie? Nëse e dekonstruktojmë, na përftohet besimi i kulluar e mitik i profesorit për rikthimin e kohëve të arta, me në krye shokun Enver. Me logjikën e tij, ashtu siç po shkojnë punët në vendin tonë, profesori është në rregull: gjithçka bën vaki e vakia s’ka të sosur. Veçse për ta pastruar terrenin e manipulimit, logjikës përllogaritëse të profesorit i duhet t’i heqë qafe si të paqena krimet e komunizmit dhe kujtesën e njerëzve për të. Që ta heqë qafe këtë pengesë, profesori shpif, mashtron, falsifikon dhe thërret në ndihmë Europën, dikur të urryer, duke e përfshirë krejt kontinentin si dëshmitar të gënjeshtrës së vet.

Besimi dhe shpresa e profesorit enverist sugjeron, që me pak hile, mashtrime e dredhi, mund të arrihet vetëpërtëritja e plotë e totalitarizmit në këtë vend, deri në riardhjen e Enverit. Sigurisht, ai nuk është aq budalla, sa të injorojë faktin e vdekjes fizike të diktatorit. Por, arketipi psikoanalitik i të menduarit të tij, ma do mendja se gjen shpjegim të mjaftueshëm me teorinë e “Dy trupave të mbretit”, për të cilën profesori as që ia ka idenë. Kjo teori e ka zanafillën në një cause célébre që lidhej me dukatin e Lankasterit të cilin mbretërit anglezë të dinastisë së Tudorëve e kishin patur gjithmonë pronë private, por jo të Kurorës. Shkurtimisht teoria e hartuar thotë “Mbreti ka dy trupa, një trup natyror dhe një trup politik. Trupi natyror është i vdekshëm, u nënshtrohet sëmundjeve që vijnë nga natyra apo aksidenti, papjekuria e fëmijërisë apo matufepsja e pleqërisë, njëlloj si gjithë njerëzit e tjerë, por trupi i tij politik nuk mund të shihet apo preket sepse lidhet me Qeverisjen e popullit dhe përkujdesin e të Mirës publike prandaj ky trup është i paprekshëm nga sëmundjet që dëmtojnë trupin natyror. Për këto arsye, ajo që bën mbreti me trupin politik, nuk mund të zhvlerësohet nga cilado paaftësi e trupit të tij natyror (Kantoroëëitz: 1957,7) .

Rrjedhimisht një teori e tillë merr vlerë universale përshtat me enveristët tanë, sipas postulatit të mësipërm: “Enveri vdiq, si trup fizik, por rron gjallë trupi i tij politik, enverizmi, i cili duhet reanimuar”. Prandaj, për këtë qëllim, nuk duhen kursyer të gjitha mjetet në lojë. Kjo dëshirë e shtyn “natyrshëm” profesorin të thërrasë “jallan shahit” Europën, për të ilustruar simulimet e tij imagjinare e kriminale. Por në realitet, pikërisht ballafaqimi me Europën për këto çështje të kujtesës ia heq profesorit kallajin dhe maskën. Le t’i renditim disa fakte kokëforta.

Komisioni Evropian në Dhjetor 2010 ka përgatitur një raport për Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës, me temën e sipërcituar . Në këtë raport, ndër të tjera, citohet: “Drejtësia për viktimat është e rëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi në demokraci”. “Gjykimet e autorëve, mekanizmat e kërkimit të së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi dhe kompensimi i viktimave dhe kthimi i pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”. “Katër shtete anëtare të BE-së kanë legjislacionin kombëtar kundër mohimit të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, i cili përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:

– Në Republikën Çeke: kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person, i cili publikisht mohon, vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist, komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.

– Në Poloni: mohimi publik dhe kundërfaktual për krimet naziste, krimet e komunizmit dhe krimet e tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimet e luftës është një vepër penale.

– Në Hungari: refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimi i faktit të genocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit, të kryera nga regjimet kombëtare socialiste dhe komuniste – është një vepër penale.

– Në Lituani: lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimeve të kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik), ose Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”. Ka disa aspekte mbi të cilat po punohet, e që janë:

  • Edukimi dhe ndërgjegjësimi
  • Projektet kërkimore
  • Simbolet e totalitarizmit
  • Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve

Në raport gjithashtu citohet: “Më 16 qershor 2009, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet, duke deklaruar se: “Për të forcuar vetëdijen Evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluarës së trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

Ky pra, është qëndrimi i Europës reale dhe vendeve ish-komuniste të BE, dhe jo ashtu siç mashtron apo siç do t’i vinte për hosh profesorit mashtrues e nostalgjik. Në akord me ligjet europiane mbi kujtesën, i takon, deduktivishit, që z. Servet Pëllumbi duhet të ndiqet penalisht.

  1. Servet Pëllumbi të na ndjejë, por është tej të pamundurës, që të kyçen dhjetramijëra familje në amnezinë e propozuar prej tij. Është e nevojshme, madje pa asnjë spekulim filozofiko-ideologjik, që profesori dhe simahorët e diktaturës të çarmatosen për pak nga paja ideologjike e nostalgjia enveriste, të bëhen thjesht njerëz, në vetë të parë, ta imagjinojnë për një grimë veten në vendin e atyre dhjetramijëra fëmijëve, të cilët u rritën jetimë e në internim, pasi terrori komunist ua pushkatoi prindërit, pa u lënë as edhe një vend ku të gjenin eshtrat. Unë nuk besoj se ish-komunistët si z. Servet Pëllumbi janë krejtësisht të privuar nga ndjenjat e parëlindura prindërore të rracës njerëzore, sa të mos mund të rrokin me mend e, ndoshta, edhe me zemër, pasojat e këtij pengu të përjetshëm, të pangushëllim. Dhë nëse Europa me përvojën e saj na mëson, se “pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”, z. Pëllumbi duhet të thellohet më mirë në “habinë filozofike”, se sa viktima të pafajshme ka shkaktuar terrori komunist? Përse, me cilën të drejtë tokësore a hyjnore u pushkatuan ata në kohë paqjeje? Ku i kanë varret mbi njëmbëdhjetë mijë qytetarë (aq sa ka mundur të evidentojë me emra e data gazeta “Liria” e ish-të përsekutuarve politikë deri në momentin e ndërprerjes – pranverë 1997)? Çfarë kemi bërë ne për ta, për t’ua kthyer eshtrat familjeve? Çfarë masash kemi ndërmarrë ne si shtet për fashitjen dhe rehabilitimin e kësaj traume kombëtare? Këto, sa për fillim, pa u shtyrë më tej në malin e morekujesë me pyetje të pafundme.

Por z. Servet Pëllumbi nuk do. Dhe jo vetëm nuk do, por mashtron. Dhe jo vetëm mashtron, por përfshin në mashtrimin e tij Europën dhe BE-në. Ç’na mbetet të bëjmë atëherë? A ka njerëz të besueshëm profesori, miq e të afërt, shokë e dashamirë, që t’i pëshpërisin butësisht në vesh, pa ia vrarë ëndërritjen me sy hapur të pleqërisë: “boll more burrë, se le nam! Turp me rrejt…”!?

Në mbyllje po i kujtoj profesorit të filozofisë m-l, se filozofët e vjetër grekë, sofistët, e shumëzonin defenitivisht me zero bashkëbiseduesin, sapo e kapnin në kontradiktë flagrante me veten e vet.

BURIME:

  1. Për më tepër rreth kësaj teorie lexoni studimin e Gëzim Qendros “Aura e trupit politik II”, në: /peizazhe.com/2016/02/04/aura-e-trupit-politik-ii/

raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=Co7BNAaH2fE.

  1. Një panoramë më të gjerë të evidentimit të raportit mund ta gjeni në shkrimin e studiuesit Dritan Dema, të cilit i jam referuar për faktet, në adresën: http://ëëë.thealbanian.co.uk/mohimi-krimeve-te-regjimeve-to…
  2. 09. 2017
Tags: agron tufaservet pellumbi
Previous Post

Horoskopi, 11 Shtator 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Shkolla e Rrëmbecit, në shkollë vetëm për një ditë pastaj në Plasë

droni

droni

Next Post
Shkolla e Rrëmbecit, në shkollë vetëm për një ditë pastaj në Plasë

Shkolla e Rrëmbecit, në shkollë vetëm për një ditë pastaj në Plasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.