Ditën e sotme do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës. Mbledhja fillon në orën 10:00. Sipas informacioneve ditë e sotme do të shqyrtohet kërkesa e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së, për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme. VV dhe LDK kanë kërkuar që të dielën të mbahet seancë e jashtëzakonshme në ora 12:00, me arsyetim për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit, lidhur me programet programore të qeverisë së Kosovës 2017-2021.












