• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH & FOTO GALERI/ Mirë se vini në Bulevardin e prostitucionit shqiptar!

droni by droni
8 September, 2017
in Foto Smart, Kronika, Kryesore
0
REPORTAZH & FOTO GALERI/ Mirë se vini në Bulevardin e prostitucionit shqiptar!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumëkush që mbrëmja e zë pranë sheshit “Skënderbej”, këto ditë ka parë se si çdo natë mblidhen “goca pune”. Shumica janë meshkuj të shndërruar në femra. Shesin trupin për klientë shqiptarë dhe të huaj, me “tarifa” që nisin nga 3 mijë lekë në makinë dhe 2 mijë më shumë në shtëpi. Rrëfimi i Serenës dhe prostitutave të tjera që kanë mbushur bulevardin deri te ministria e Drejtësisë. Kërkesat e shumta për seks me pagesë, sidomos nga emigrantët. Dhe pse kanë nisur edhe çiftet të shkojnë me tranvestitët shqiptarë.

Teksa ka rënë mbrëmja, shtatorja e monumentit të Skënderbeut, me pallë në dorë, hipur mbi kalë, fillon të zhytet në errësirë. Vetëm piedestali i gurtë, i ndriçuar, shkëlqen nga larg. Nga ana tjetër e bulevardit që mban emrin e tij, edhe busti i mbretit Zog, edhe ky me shpatë në dorë, nxin në distancë.
Pikërisht në atë hapësirë, nga cepi i Ministrisë së Drejtësisë deri te redaksia e “Zërit të Popullit”, shfaqen “ato”.
Rreth orës 23.30 vijnë njëra pas tjetrës si ilegalët, të përpikta si jeshilja e semaforit dhe mblidhen në atë trotuar të ngushtë, të zhytur në gjysmerrësirë dhe të ndriçuar hera-herës nga dritat e makinave.
Përballë tyre, shkallët e Ministrisë së Drejtësisë, me një kandar të madh të ngjitur në fasadë. Në zyrat ku paradite jepte urdhra ministri teknik, tashmë nuk ka asnjë dritë. Asnjë korridor i ndriçuar, madje asnjë roje që të kujdeset për godinën ku ka selinë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Trotuari i ngushtë në mes të bulevardit, i shndërruar në një tunel të gjelbër nga ndërthurja e kurorave të pemëve, duket se të mban të fshehur vetëm nga Qielli, por jo nga Toka.
“Vajzat” e veshura me funde e fustane të shkurtër, me shalët e mbuluara nga rrjeta të zeza apo çorape najloni të bardha, herë mblidhen të gjashta në grup e herë shkëputen nga njëra-tjetra duke ecur ngadalë mbi takat e larta për të ndjellë syrin mashkullor. Në qetësinë që mbizotëron mes kalimit të një makine dhe tjetrës, mund të dëgjosh copëza bisedash me zë të lartë.
Serena është njëra prej tyre. Kur më kërkon një cigare, dalloj se zëri i saj nuk është as si i një femre dhe as si i një mashkulli. Diçka e ndërmjetme.
“Formalisht jam mashkull, por brenda jam femër”, thotë ajo.
Në atë moment kuptoj se është një tranvestit dhe se flokët e gjatë e të verdhë në të vërtetë janë paruke.
“Ajo” tregon se ka ardhur pak muaj më parë nga Peshkopia dhe ka marrë një apartament me qira në kryeqytet. Nuk tregon se ku, por thotë se është këtu pranë. Në qendër, atje ku çmimet janë padyshim të kripura.
E pyes se si ia del me shpenzimet dhe sa fiton në natë.
“Varet nga nata, thotë. Ka raste që nuk del asnjë lek, por ka raste që arrij në 300 mijë lekë të vjetra. Është shtuar puna”.
Kur e pyes për çmimin thotë se merr 30 mijë lekë të vjetra për seks në makinë dhe 50 mijë për të shkuar një orë në apartamentin e saj apo në hotel.
Ndërsa bisedon me mua, dëgjohet një bori makine. Serena shkëputet dhe shkon te dritarja e automjetit, brenda të cilit dallohet një burrë dhe një grua, rreth të tridhjetave.
“Janë klientë të mi, më thotë kur kthehet. Tani kanë filluar të më kërkojnë edhe çifte, sidomos ata që vijnë me pushime nga emigracioni, se janë më të hapur në mentalitet. Madje, ka edhe femra që paguajnë për të kaluar natën me mua”.
Në rrugë kalon një makinë policie me sirenë të ndezur. Në timon është një polic i ri që as e kthen kokën të shohë dhe në vendin e pasagjerit një vajzë me uniformë e përqendruar në celular.
Pak më vonë kalon një makinë e policisë bashkiake dhe më vonë akoma dy motorë. Në secilin prej tyre kishin hipur dy policë të “Shqiponjave”. As ata nuk e kthyen kokën.
E pyes Serenën se kur ka filluar të ndjehet femër dhe ajo thotë e qetë…
“Që në klasën e gjashtë, atëherë kur kam bërë seks për herë të parë. Ai djali ishte në klasën e shtatë”. Disa vite më vonë ka ndryshuar edhe emrin.
“E vura vetë këtë emër, kur pashë një film vizatimor. Edhe unë e kam trupin si ajo sirena në film”, thotë.
Ndërsa bisedojmë, afrohen dy “vajza” të tjera.
“Më jep edhe mua një cigare, thotë njëra prej tyre, se jam shtatzënë dhe mos dështoj”.
Dhe qesh.
Ndërsa i ndez cigaren, kalon një makinë që i bie borisë. Një djalë i fut një të sharë dhe vazhdon, pa ulur shpejtësinë. Tranvestiti i kthen përgjigje, me një të sharë edhe më të rëndë, ndërsa thith cigaren, pastaj më falënderon duke buzëqeshur dhe bashkohet me “shoqen” në xhiron prej ca dhjetëra metrash.
Në dy orë e pak, në atë copëz bulevardi ndaluan dhjetëra makina. Kryesisht me targa shqiptare, italiane, zvicerane, gjermane e angleze. Herë pas here, njëra nga “vajzat” zhdukej brenda ndonjë makine dhe kthehej ca më vonë duke rregulluar flokët dhe duke ngritur getat. Në raste të tjera bisedat duket se ishin vetëm “informative”, ndërsa në shumë raste të tjera përfundonin më të shara nga të dyja palët. Çështje çmimi? Jo vetëm.
Në trotuarin përballë vura re të njëjtin person që shkonte e vinte. Afrohet dhe diçka mërmërit nëpër dhëmbë.
“Më fole gjë?” e pyes.
“Po të thosha se më duhet të pres deri në katër të mëngjesit autobusin, se do të nisem për në Greqi. Ta marrë djalli, qenkan vetëm meshkuj. Do ta kisha marrë ndonjërën për ndonjë orë, po të ishin femra, por me këta…”
Tund kokën dhe ikën.
Ora sapo ka kaluar 2 e mëngjesit. Kush ka punuar, ka punuar. Njëra prej të gjashtave ka ikur me kohë, duke përshëndetur “natën, vajza”. Tranvestitët nisin të ndahen duke u puthur në faqe dhe secila merr drejtimin e shtëpisë. Dy prej tyre morën rrugën drejt sheshit të Skënderbeut. Dy të tjera ikën drejt monumentit të Zogut. Ndërsa Serena, e vetme, kalon këndej nga Drejtësia ka varur në mur kandarin. Albanian Free Press

Previous Post

FOTO LAJM/ Pas mbledhjes së grupit deputetët e PD në kafe, Berisha në zyrën e Bashës

Next Post

SHIFRAT/ Shqipëria në vend të parë për dënimet me burg

droni

droni

Next Post
SHIFRAT ALARMANTE/ Shqiptarët 4% e popullsisë greke, 23% e të burgosurve

SHIFRAT/ Shqipëria në vend të parë për dënimet me burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.