Mbledhjen e sotme, të grupit të saj parlamentar, mësohet se PD ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të këtij grupi.
Ai do të jetë deputeti Edmond Spaho.
Spaho merr kështu postin që mbante Edi Paloka, i cili është propozuar për nënkryetar Parlamenti.
Po sot mësohet se Grida Duma është zgjedhur zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së.
Deputeti Ervin Salianji, është zgjedhur sekretar i grupit. DRONI.al











