• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Kjo është beteja e vërtetë, ja ku qëndron forca jonë

admin by admin
26 February, 2017
in Politika
0
Basha: Kjo është beteja e vërtetë, ja ku qëndron forca jonë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëbisedimi i sotëm i kreut të PD-së Lulzim Basha te çadra e protestës, ka vijuar sërish me artistët.
NË fjalën e tij, midis të tjerave kreu i PD-së tha se kryeministri Edi Rama “sa herë futet në panik, ulet e darkon me banditët. Fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese po me një grusht kriminelësh dhe zuzarësh… Vetting me Elvis Roshin, me Armando Prengën nuk ka!” theksoi ai.
“Kjo është beteja e vërtetë, ja ku qëndron forca jonë, duke shtuar se forca jonë janë intelektualët, rinia, sportistët, artistët, rinia studentore që vazhdon të jetë ditë e natë pjesë e forcës së këtij bashkimi popullor”.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

“Ju përshëndes nga zemra të gjithë ju dhe ata dhjetëra mijë qytetarë që janë pjesë e kësja proteste të pashoqe në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. 9 ditë e 9 net pa ndalim për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kemi në mesin tonë sërish sot ajkën e kombit, përfaqësues të historisë dhe kulturës shqiptare. Jo më kot në këtë sheshin e lirisë, krahë për krahë me protestuesit dhe PD dhe partitë e tjera të opozitës janë njerëzit e vërtetë të elitës së kombit, artistë, sportistë, njerëz të lirë të medias së kapur. Këta janë ata që  me shqiptarët i bashkon kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një kundërvënie ndaj pakicës që keni përballë.
Pakica në këto moment nga paniku dhe tmerri e gjen ngushëllimin e saj te bandat dhe banditët. Sa herë Edi Rama futet në panik ulet e takon e darkon me banditët që ka sjellë në parlament, në krye të shoqërisë. Forca e tij janë banditët, llumi i shoqërisë, forca jonë janë intelektualët, rinia, sportistët, artistët, rinia studentore që vazhdon të jetë ditë e natë pjesë e forcës së këtij bashkimi popullor. Kjo është beteja e vërtetë. Nga njëra anë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë dhe të shpunësuar, subjekte të një pushteti arrogant dhe të pashpirt, që nuk kërkojnë lëmoshë por mundësinë për punë të ndershme që i mohohet nga një pakicë që shkel ditë për ditë Kushtetutën, ligjin.
Pse e shkel ligjin Edi Rama për të mbajtur Elvis Roshin në pushtet kundër ligjit? Pse investohet ai për të mbajtur një të dënuar për përdhunim në krye të bashkisë Kavajë? Sepse fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese po me një grusht kriminelësh dhe zuzarësh.”
Dje provokatorët e Edi Ramës goditën liderin e AK-së.  Ai mori atë që meritonte dhe unë dua të përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të largohej pa iu prekur qimja e kokës. E përsëris edhe njëherë thirrjen: Mos provoko popullin, përndryshe pasojat e provokimeve do të jenë mbi ju!
Një grusht provokatorësh të PS-së u munduan edhe të sabotojnë aktin fisnik e sublim të grevistëve të Zharrëzës. Ju kërkoj edhe njëherë mediave të mos i sabotojnë dhe Edi Ramës të ndalë brengat e banorëve të Zharrëzës. U bëj thirrje grevistëve se  ata kanë mbështetjen tonë të fuqishme , mbështetje jo për t’i përdorur politikisht.
Dua ta mbyll këtë fjalë duke garantuar gjithë komunitetin e kulturës dhe artit se republika e re do ta ketë nder të krenohet me prodhimin tuaj, kontributin tuaj kulturor e artistik jo për fasada dhe nuk do të lejojë që asnjë të mos mbetet pa u vlerësuar për kontributin që jep për shpirtin kombëtar, për artin shqiptar dhe do të bëjmë anulim të të gjithë tenderëve korruptive për fasada në sofrën ku ulen të gjithë ata që shpërdorojnë paratë e shqiptarë. Faleminderit për këtë qëndresë. Ora e fitores po afron!”.

Previous Post

ALARMI/ Lushnjë, ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm, shpërthen hepatiti A

Next Post

SKANDAL/ Grabitjet e krimet, 2 në 10 policë privatë të përfshirë

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Grabitjet e krimet, 2 në 10 policë privatë të përfshirë

SKANDAL/ Grabitjet e krimet, 2 në 10 policë privatë të përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.