• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ylli Rakipi thyen gotën në sofren e Fevziut, një koment i gjatë për megafestën

droni by droni
7 September, 2017
in Uncategorized
0
Ylli Rakipi thyen gotën në sofren e Fevziut, një koment i gjatë për megafestën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Ylli Rakipi i është vërsulur sot në mbrëmje kolegut të tij Blendi Fevziu për shkak të maratonës festive për 20 vjetorin e emisionit Opinion. Disa qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoni që u zhvillua aty ku bëhen mitingjet e partive, në sheshin Nënë Tereza. Rakipi në komentin e tij ironizon festën dhe protoganistin e saj por ndërkaq shumë komentues të shkrimit të Rakipit nuk shohin ndonjë dallim mes tij dhe Fevziut duke i konsideruar gazetarë të shitur te politikanët dhe që u lëpijnë b.. këtyre të fundit.

“Te gjithe ju, jeni sahanlepires, servile, qe jeni kthyer ne aktore qe dhe aktoret me ne ze te botes do jua kishin zili….- Si Blendi, edhe ti e shume si monstrat tuaj, GAZETAR – LESHI…me 800 fytyra dhe te pabesushem….dhe ne degjojme brockullat tuaja ?! – KY VENDE NUK BEHET ME INTELEKTU-LESH, POR KA NEVOJE PER INTELEKTUALE TE NDERSHEM, JO LLAFOLLOG…-Te gjithe me djallin flini…”, shkruan komentuesi me iniciale G.D.

Komenti i plotë: O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun! – nga Ylli Rakipi

U mbyll një javë, që kolegët e mi, gazetarë të shumtë, miq, të afërt dhe të largët, më telefononin orë e çast dhe më flisnin vetëm për Blendi Fevziun.“Mitoman, i rrjedhur, i çmendur, i ikur nga kjo botë… si s’ka turp… si s’ka cipë…”

Të them të drejtën nuk kam dëgjuar kurrë kaq fjalë kundër një njeriu, dhe të mendosh që gjithë kjo shfryrje, ky lumë sharjesh, kjo batare e papërmbajtur, bëhet kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu. Se për të qenë të saktë, duhet të themi që Fevziu është vërtet një njeri i mirë. Ai nuk flet kurrë keq për askënd, nuk përgojon kërkënd. Po përse kjo gojështhurje, përse kjo mëri kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu?!

Mesditën e sotme, deri në orët e para të mëngjesit, Blendi Fevziu ka filluar të festojë 20 vjetorin e emisionit të tij Opinion. Në fakt, festa dhe përvjetorë të tillë, njerëzit e kësaj bote bëjnë dendurisht, por festa e Fevziut nuk është thjesht një festë e madhe. Kjo festë, ka kohë që ka filluar dhe i kalon të gjitha përmasat e një feste. Ky 20 vjetor i Opinionit të Blendi Fevziut, ka marrë gjatë këtyre ditëve dhe në vijim, më shumë kohë dhe hapësirë se inagurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo festë, nuk ngjan aspask me përmasat e dasmës së Bes Kallakut, apo festat e panumërta të Konsullit të Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqit. Kjo që ndodhi dhe po ndodh, këto 24 orë në Shqipëri, në 20 vjetorin e Opinionit të Blendi Fevziut, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë, në asnjë vend të botës demokratike dhe jo demokratike.

E megjithatë të gjithë këtë teprim le ta quajmë për një moment normal. Teprimet janë pjesë e kësaj bote të shkujdesur dhe shpesh qesharake. Por kjo ngjarje nuk është thjesht një teprim. Kjo është një marrëzi.

Në këtë festë, njeriu i mirë dhe i pafajshëm, Blendi Fevziu, ka thirrur dhe ka vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës ka anulluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pa mandatuar, me në krye zotin Edi Rama. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut. Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës Shqiptare,  elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq. Për 20 vjetorin e Opinionit, po gatuajnë gjellëbërës dhe kuzhinierë të ndritur, po sfilojnë  vajza të përndritura. Dhe sigurisht nuk mungon Henri Çili, këtë herë me një gjetje origjinale,  me albumin me fotografitë e Fevziut, nga foshnjëria deri në këtë 20 vjetor, botim i posaçëm i UET-së. Baton Haxhija, korrieri suprem Kosovë – Shqipëri, ka ditë që është paraqitur dhe lëviz gjithandej shend e verë.

Të gjithë të gjallët janë prezent në 20 vjetorin e Opinionit, por edhe të gjithë të vdekurit, që kanë parakaluar në emision këto 20 vjet. Shqipëria ka ndalur frymën para Blendi Fevziut. S’ka ndodhur një pjesëmarrje dhe solemnitet i tillë, që nga koha e vdekjes së Enver Hoxhës. Lajmet për çmendurinë e Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë kaluar në plan të dytë dhe kjo, sepse çmenduria, siç thonë, del me çmenduri. Një çmenduri më e madhe ka përfshirë sot gjithë botën shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Lajmet me stuhitë dhe uraganet, që kanë pushtuar Amerikën kanë ndaluar. Uragani Irma, është zëvendësuar nga uragani Fevzi. Sandri është detyruar të bëjë atë që nuk ja ka marrë mendja kurrë, ka ndaluar për 24 orë novelat Turke.

Është nata e njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu… Them i pafajshëm, sepse një njeri, qoftë ky edhe Blendi Fevziu, mund të çmendet. Mund të çmenden edhe dhjetë apo njëqind njerëz. Kështu është kjo botë. Por kur është çmendur e gjithë kjo që ne i themi elita e Shqipërisë, kur është çmendur Edi Rama, Hashim Thaçi, Ilir Meta, oligarkët, ministrat, si mund të ngarkojmë me faj dhe të dënojmë Blendin tonë të mirë?!

Paralel me 20 vjetorin e Opinionit të Fevziut, rastisi edhe 20 vjetori i emisionit të famshëm të BBC-së, “Hard Talk”. Në BBC, nuk pati festë, por vetëm një episod 30 minuta, me gazetarët Tim Sebastian, Sarah Montague, Stephen Sackur dhe Zeinab Badaëi, gazetarë të famshëm, të cilët kanë drejtuar ndër vitë këtë program. Vetëm në 30 minuta ata e përkujtuan këtë përvjetor.

Në Britani, nuk u paraqit as Mbretëresha Elizabetë, as Kryeministrja May, dhe as kuzhinieri më i mire i botës, Gordon Ramsey. Në Angli nuk u çmend askush. Ndërsa këtu në Shqipëri, në Kosovë, në rajon, ndoshta dhe më gjerë, Fevziu na ktheu të gjithëve në një pavion të marrësh.

Them na ktheu të gjithëve, sepse edhe unë që po shkruaj këto rradhë, nuk mund ta përjashtoj veten nga kjo turmë e çmendur. S’ka  mundësi të mos jem edhe unë njëri prej tyre. Por pyetja më e rëndësishme është, si ka mundësi që kjo ndodh me të gjithë njerëzit që drejtojnë këtë vend, elitat e artit, politikës, kultures? Si mund të ndodhë që gjithë këta njerëz, të rreshtohen në mënyrë kaq hipokrite dhe kur dalin jashtë fillojnë të tallen me Fevziun. Si nuk e kuptojmë, që para se të tallemi me Fevziun, jemi tallur me vetëveten?! Çfarë hipokrizie! Çfarë maskarade!

Unë e kam mik Blendi Fevziun. E kam pranuar ashtu siç ai është, siç më ka pranuar edhe ai mua, kështu siç jam dhe ndoshta kjo më detyroi, që unë t’i shkruaj këto pak rradhë, së pari për mikun tim Fevzi, por mbi të gjitha, këto fjalë unë i shkruaj për të gjithë ata njerëz që e rrethuan Fevziun, duke i dhënë udhë çmendurisë së tij dhe çmendurisë tonë të përbashkët.

Duke ndjekur të gjithë këto skena që ndodhin vetëm tek ne, skena kaq qesharake dhe të çmendura, së brendshmi klitha; – O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun! Por më kot… Askush nuk mu përgjigj… Ndoshta edhe vetë Zoti, nuk është aq i fuqishëm, sa të na shpëtojë të gjithëve nga marrëzia e madhe që na ka pllakosur…

Ylli Rakipi

Tags: blendi fevziuopinionylli rakipi
Previous Post

LAJMI I FUNDIT/Plumba pronarit të lokalit në Laç

Next Post

Durrës, eksploziv në një anije, zbardhet e vërteta mbi nivelin e II të sigurisë detare

droni

droni

Next Post
Durrës, eksploziv në një anije, zbardhet e vërteta mbi nivelin e II të sigurisë detare

Durrës, eksploziv në një anije, zbardhet e vërteta mbi nivelin e II të sigurisë detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.