Emisioni “Opinion” feston 20 vjetorin. Me këtë rast ka nisur transmetimi maratonë i emisionit. Është holli i Korpusit të Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza”, vendi i cili ka pritur figurat më të njohura nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Sipas kryeredaktores së emisionit “Opinion” janë ftuar 600 persona.











