Trupi i pajetë i një 69 vjeçari ka dalë në breg të detit. Ngjarja ka ndodhur në Golem të Kavajes. Ditën e sotme rreth orës 14:23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.











