Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Votimi i tij u bë në seancën e mesditës së sotme me vota 62 pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Të pranishëm në seancë ishin 114.
Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët e tij, Aida Dërguti, Xhavit Haliti dhe Kujtim Shala.












