Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ashtu si kishte deklaruar edhe më herët ‘divorcin’ me politikën e sheh si një afrim me profesionin e tij.
Me një mesazh në Tëitter, Manjani ka falënderuar avokatë e profesionistë që e zgjodhën në Këshillin e Përgjithshëm.
“Faleminderit avokatëve, profesionistëve të ligjit, që më zgjodhën në Këshillin Përgjithshëm! Ndjehem i vlerësuar. Respekt dhe mbarësi!”, shkruan ai.












