Një pilot ka fluturuar me avion brenda Uraganit Irma, e cila ka shpejtësi të erës 321 km/h.
Nick Underwood ka publikuar videon e frikshme, dhe tregon avionin duke u tundur. Nick, realizoi këtë udhëtim për të matur presionin e stuhisë që është konsideruar më e fuqishmja dhe e kategorisë 5, si edhe për të parashikuar lëvizjet e saj të ardhshme.
Në pjesën e pasme të avionit ai kishte vendosur instrumente të quajtur dropsondes, që tregojnë llojin, lëvizjen dhe formën e stuhisë, duke ndihmuar ekspertët që të parashikojnë atë çfarë do të ndodhë. Të dhënat Underwood ia transmeton në Qendrën Kombëtare të uraganeve.
https://youtu.be/N5ZeFeeLoNw











