Një gomisteri është djegur krejtësisht. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Peqinit. Sipas burimeve të policisë biznesi u dogj nga pakujdesia e një banori të zonës, i cili u vuri zjarrin ferrave në tokën e tij. Ai i ka vënë zjarrin tokës së tij, por flakët u përhapën dhe në gomisterinë që ishte pranë, pronë e shtetasit B.T., 40 vjeç. Si pasojë, u dogjën disa goma të amortizuara dhe pajisje si gjeneratori , transformatori dhe pompa e lavazhit. Policia njoftoi se po proçedon penalisht në gjendje të lirë 55-vjeçarin H.D. nga fshati Karinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.














