• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ Gazeta gjermane: Shqipëria toka e barit – një pamje dramatike e krimit të lidhur me drogën

droni by droni
6 September, 2017
in Kronika, Kryesore
0
REPORTAZH/ Gazeta gjermane: Shqipëria toka e barit – një pamje dramatike e krimit të lidhur me drogën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Shqipëria e vogël është kthyer në furnizuesin më të madh të marijuanës në Evropë.” Kështu fillon një reportazh i gjatë i gazetarit David Klaubert botuar dje në gazetën kryesore gjermane Frankfurt Allegmaine Zeuitung rreth kanabisit shqiptar dhe përpjekjeve të policisë kundër kultivimit të tij.
Klaubert ka shoqëruar një operacion të policisë së Shkodrës për asgjësimin e disa parcelave me kanabis. Ai shpjegon se policia shqiptare merr të dhëna nga filmimet ajrore të kryera nga misionin i Guardia di Finanza dhe më pas ndërmerr aksione për shkatërrimin e plantacioneve.
Reporteri shprehet se Shqipëria është kthyer në parajsën e kultivimit të kanabisit:
“Shqipëria, e shtrirë në jug perëndim të Ballkanit. Dielli shkëlqen 300 ditë në vit, ndërsa lumenjtë që rrjedhin nga malet sjellin plot ujë. Këto janë kushte të favorshme jo vetëm florën dhe faunën e vendit, por edhe për kultivimin e bimës së kanabisit. Kanabisi rritet aq mirë në Shqipëri sa ky vend i vogël është kthyer në prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. Madje me diferencë të madhe me të tjerët, thotë Europoli”.
Për të treguar përmasat e shtrirjes së trafikut të marijuanës shqiptare, autori pastaj jep një përmbledhje të marijuanës shqiptare të kapur së fundmi, nëpër Evropë:
“Një pasqyrë e ngarkesave të marijuanës shqiptare të kapura në muajt e fundit: dy tonë në një jaht modern në jug të Peleponezit, 25 kg në një autobus në Vienë, 674 kg në një furgon në Amsterdam, 2,3 tonë në një gomone të shpejtë në Pulia, 550 kg në një kamion në Autostradën 9 në Hof. Kjo e fundit ishte një nga ngarkesat më të mëdha me drogë të zbular ndonjëherë në historinë e doganave bavareze”.
Më pas reportazhi —një nga qëllimet kryesore të të cilit është të verifikojë sa “seriozisht e ka qeveria shqiptare luftën kundër mafias së drogës—përshkruan aksionin e policisë së Shkodrës.
“Nuk kanë helikopter. Rruga për në Dukagjin është e vështirë. Makinat e amortizuara të policisë e kanë të vështirë të arrijën në zonat e thella malore. Madje gjatë rrugës për të arritur në një nga fushat e identifikuara makina e policisë e vitit 1998 mbetet në mes të rrugës, nuk përballon dot rrugën malore. “Pra, do luftojmë kultivimin e kanabisit? Ata kanë më shumë para se ne” tha një polic.
Klaubert shprehet se lidhjet e krimit me politikën janë arsyeja kryesore e lulëzimit te trafikut të drogës:
“Krimi i organizuar ka gjetur në Shqipëri një teren pjellor. Tranzicioni nga komunizmi në demokraci, në fillim të viteve 1990 u shënua me trazira të dhunshme, paligjshmëri dhe korrupsion. Klani mafioz i lidhur me politikanë filloi të bëjë para me kontrabandën e cigareve, armëve, heroinës. E shumë shpejt përfundoi në biznesin e kanabisit.
Lazarati, një fshat afër kufirit grek, u la i lirë nga qeveria të kultivonte kanabis duke u kthyer në simbolin e këtij biznesi. Fshati prodhonte rreth 900 tonë kanabis në vit. Kjo zgjati deri në vitin 2013, kur kryeministri i sapozgjedhur Edi Rama vendosi të ndërhyjë në Lazarat duke shkatërruar bimët e mbjella. Por Kryeministri arrestoi vetëm persona të parëndësishëm dhe trafikantët e vërtetë falë lidhjeve të tyre me politikanët arritën të shpëtojnë”.
Më pas gazetari tregon bisedën e zhvilluar me një djalë i cili ka punuar në arat me kanabis në zonën e Shkodrës. Ai tregon se më parë ka punuar në lavazh makinash dhe paguhej 300 lekë në ditë, ndërsa për të punuar në fushat e kanabisit ai fitonte 3 mijë lek në ditë.
“Edhe pse policia kalonte në mal për të shkatërruar fushat e mbjella, arat e pronarit tim nuk prekeshin. ‘Pronari im kishte miq në politikë. Dhe kishte paguar shumë para’”, shprehet djali i ri.
Lidhjet e politikës me krimin ekzistojnë, Klaubert shprehet pavarësisht thënieve të Kryeministrit për luftë të ashpër ndaj kanabisit dhe deklaratës se ky do të jetë viti i fundit i kanabisit, sasia e marijuanës shqiptare që kalon për në Evropë nuk është ulur.
“Përveç se për policët e korruptuar të cilët lejuan kultivimin masiv të kanabisit gjatë vitit zgjedhor dhe për familjet e varfra në zonat e thella malore të cilat nuk kanë burim tjetër jetese, miliardat e trafikantëve dhe klaneve mafioze kanë bërë që këta trafikantë të kenë shumë ndikim ndaj pushtetit. Duke përdorur pushtetin që gëzojnë në nivel lokal dhe paratë, trafikantët kanë siguruar që partitë dhe përfaqësuesit e tyre të mos fusin hundët në aktivitet e tyre të paligjshme”.
Si shembull i lidhjes së krimit me politikën në reportazh jepet rasti i Klement Balilit, i cili mbante një post zyrtar dhe kishte ndërtuar një hotel luksoz.
“Pavarësisht sinjalizimeve të ndryshme nga qeveritë e vendeve fqinje, KlementBbalili jetonte i lirë, madje në inaugurimin e hotelit të tij morën pjesë Arben Ahmetaj Ministër i Financave dhe Ilir Meta, Presidenti aktual.
Bashkimi Evropian, drejt të cilit Rama synon të udhëheqë vendin, ka kritikuar në raportet e tij arritjet e dobëta dhe dështimin e policisë dhe drejtësisë në luftën kundër drogës”.
Klaubert jep disa të dhëna mbi forcimin e organizatave kriminale në Shqipëri dhe Evropë, të financuara nga të ardhurat marramendëse nga trafikimi.
“Vetëm gjatë muajit korrik u kapën në detin e Vlorës më shumë se 15 tonë marijaunë, me një vlerë në tregun e zi prej 160 milionë euro. Por krahasuar me sasinë e mbledhur vitin e kaluar prej 1 mijë ton, sasia e kapur nga policia nuk është asgjë për trafikantët.
Trafikantët shqiptarë kanë filluar të investojnë lekët e fituara nga biznesi i paligjshëm i drogës në hoteleri dhe pasuri të paluajtshme, agrikulturë dhe kompani në të gjitha sektorët. Vitet e fundit ato janë shtrirë edhe në biznesin e kokainës duke krijuar lidhje të forta në Amerikën Latine.
Në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndikimi i bandave me etni shqiptare në krimin e organizuar, sipas Agjencisë Kombëtare britanike të Krimit. Në Gjermani, raporti mbi kriminalitetin gjatë vitit 2016, dëshmon se të arrestuarit për trafik ndërkombëtar të narkotrafikantëve me etni shqiptare janë rritur me 85,4 për qind”.
Në fund të reportazhi përshkruan si forcat e policisë mbërritën në objektiv, prenë bimët e kanabist, bënë fotografi me to në sfond, i dogjën dhe pas 5 orësh u kthyen në shtëpi.
“100 polici, gati 18 orë në shërbim. Çdo gjë mbaroi: asnjë e shtënë, asnjë të arrestuar, dhe u shkatërruan të 12 fushat me kanabis. 1785 rrënjë në total. Shefi i Policisë është i lumtur. Një sasi e konsiderueshme bari u shkatërrua”. Përkthyer dhe përgatitur nga Exit.al

 

Previous Post

VIDEO/ Qeveria mblidhet në Velipojë, mbërrijnë ministrat e parë

Next Post

Franca mund të kërkojë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

droni

droni

Next Post
KE-ja miraton raportin pozitiv për Kosovën mbi liberalizimin e vizave

Franca mund të kërkojë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.