Për rreth një orë ndjekjeje nga ana e Policisë Kufitare mbrëmjen e sotme u bë e mundur bllokimi i një gomoneje në Zvërnec.
Nga të dhënat paraprake mësohen se dy persona që gjendeshin në bord, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Rreth 4 km larg vendit ku u kap mjeti i lundrimit 5.30 metra të gjatë, u gjet dhe lëndë narkotike. Po ashtu, thuhet se droga, sasia e të cilës nuk bëhet e ditur ende, është kapur në afërsi të Dalanit.
Sakaq, Antidroga dhe Policia Kufitare janë duke ruajtur gomonen. Priten detaje rreth këtij operacioni.











