Sot, në fshatin Tushemisht, dy punonjës të Ujësjellësit Pogradec I. K., rreth 58 vjeç, banues në Pogradec dhe D. K., rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht, duke punuar te pompa e ujit, dyshohet se aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Për pasojë këta persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit këta të fundit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












