Dy vëllezër kanë hipur në tarracën e pallatit ku banojnë dhe kërcënojnë se do të hidhen. Mësohet se arsyeja është pasi përmbarimi po u kthen banesën e tyre ish- pronarëve. Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.
Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.
Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.
Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.
Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.














